Shtetit Islamik ka hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë. Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.