Muaji maj i këtij viti ka shënuar një rekord tragjik në Meksikë për sa i përket vrasjeve. Statistikat e publikuara nga Sistemi Kombëtar i Sigurisë Publike, tregojnë që në maj janë hapur 2.186 hetime për vrasje, nivelin më të lartë të regjistruar në 20 vitet e fundit, ndërsa në më shumë se 95 % të rasteve autorët kanë mbetur të pandëshkuar. Pra ka gjithnjë e më shumë vrasje, dhe akoma më pak të ndëshkuar.