Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Këshilli i Ministrave të Italisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincat e Parmës dhe Piaçencës.Thatësira në Itali duket se ka prekur nivele alarmante e duket se kjo gjendje shkon më tej, duke parë edhe krizën hidrike me të cilën po përballet i gjithë gadishulli. Pas kërkesës drejtuar qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Një burrë nga Brazili ka blerë parashutë në internet dhe është hedhur nga ballkoni për ta provuar nëse funksiononte apo jo. Momenti i tmerrshëm është filmuar nga të afërm të personit ku edhe dëgjohet një grua, e cila mban një fëmijë në krahë, duke iu lutur që të mos hidhet. Video tregon momentin kur ai zbret poshtë drejt pemëve dhe për fat të mirë parashuta e tij hapet duke bërë një ulje të sigurtë në tokë.
Gjendja në mars për qeniet njerëzore është e tmerrshme, jo vetëm për shkak se atmosfera e planetit të kuq është kryesisht me dioksik karboni, por temperatura mesatare është minus 81 gradë. Me këtë, NASA u jep përgjigje konspiracioneve për një rrjet trafikimi të fëmijëve që veprojnë në planetin 33.9 milion milje nga toka ose 54.6 mln km. “Nuk ka njerëz në Mars, ka robotë” theksoi NASA.
Sipas mediave amerikane, prokurorët e Maryland dhe të Uashington do të hetojnë presidentin Trump për pranim të pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Ankesa që do të depozitohet ,bazohet në “klauzolën mbi shpërblimet” një dispozitë e Kushtetutës amerikane që ndalon çdo person me detyrë publike për të pranuar dhurata, shpërblime, poste apo tituj të çdo lloji .
Sot Trump shfuqizoi disa pika të marrëveshjes SHBA-Kubë. Trump foli në Havanën e Vogël të Miami-t. Shumica e banorëve atje janë emigrantë kubanë, me pikëpamje anti Castrove. Trump deklaroi se do të ekspozojë krimet e regjimit dhe se administrata e tij nuk “do të fshihet, nuk do t’i justifikojë e nuk do t’i zbukurojë ato”. Marrëdhëniet diplomatike, nuk do të preken.
Theresa May zbulon se shtetasit europianë, që kanë jetuar në Britaninë e Madhe për të paktën 5 vite, do të përfitojnë të drejta të barabarta me shtetasit britanikë. Statusi i ri për emigrantët do t’u ofrojë atyre të drejtën për të qëndruar në Britani, si dhe përfitime të tjera pas “Brexit”-it. Por vetëm nëse të njëjtat të drejta do t’u ofrohen edhe shtetasve britanikë në shtetet e BE-së.
Nishani u prit sot në Berlin nga homologu Steinmeier. Fokusi i bisedimeve bashkëpuni, procesi i integrimit, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Nishani u ndal në reformën në drejtësi. Steinmeier përshëndeti marrëveshjen politike. Dy homologët u ndalën mbi kërcënimet nga terrorizmi, ekstremizmi, identifikimi i përfshirjes së influencave nga vende të treta, me synim ndryshimin e axhendës evropiane dhe euroatlantike.
Eksperte e pavarur, lesbike, kryeministria Serbe. Ka studjuar në Universitetet Northwood, MI dhe Hull, Angli. Ka punuar me projekte të BE dhe USAID. Ka qenë drejtore e Continental Wind Serbia. Flet rrjedhshëm rusisht. Nuk i perket asnjë partie, që konsiderohet cilësi tek serbët e pakënaqur me politikanët. Vëzhguesit mendojnë se ajo është “cool”, por lavdëron Vučić si reformator dhe është besnike e tij.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se mes 330 luftëtarëve të ISIS, që kanë mbetur të vrarë nga sulmi ajror i 28 majit, është edhe lideri Abu Bakr al-Baghdadi. Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme Ruse thuhet se janë vrarë 30 komandatë të ISIS dhe mbi 300 ushtarë që ishin pjesëmarrës në takimin që këshilli i militantëve të Shtetit Islamik po mbante në Raqqa, në veri të Sirisë.
Ish-Ministri për Çështjet e Jashtme të Francës, Bernard Kouchner shkruan se zgjerimi i BE do vijojë dhe Shqipëria është rasti që hedh poshtë të gjitha idetë se unioni është i lodhur nga zgjerimi si pasojë e Brexit apo nacionalizmit në rritje. Kouchner shprehet optimist se vendi ynë do hapë negociatat me BE këtë vit, pasi sipas tij Brukseli ka interes që të mbajë të 6 kandidatët e Ballkanit në rrugën e anëtarësimit.
Trego më shumë