Mbretëresha Elizabeth sot ka ditëlindjen, por kjo ditë mesa duket ka qënë e trishtë për të, pasi gjatë festimeve në nder të saj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat që humbën jetën në zjarrin e rënë në pallatin në Londër, një ngjarje që tronditi Britaninë. Mbretëresha feston më 21 prill, datën e lindjes, dhe në qershor feston ditëlindjen "zyrtare", sipas traditës së nisur nga Mbreti Xhorxh II.