Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po verifikohen informacionet, dhe dyshohet se udhëheqësi i ISIS është vrarë në afërsi të Rakas nga avionë ushtarakë rusë. Al Bagdadi mund të ketë qenë i pranishëm në një mbledhje të liderëve të grupit terrorist,ku janë vrarë komandantë të nivelit të lartë, pjesë e këshillit ushtarak të ISIS. Xhihadistët kanë shtuar kërcënimet për sulme në Ballkan dhe Europë.
Xhihadistët po përpiqen të rekrutojnë të rinj dhe shumë prej tyre janë gra, njofton Europol. Xhihadistët e kthyer nga fushat e betejës në Siri dhe Irak përbëjnë një tjetër kërcënim të madh për BE. Autoritetet i druhen përdorimit të eksplozivëve me dronë. Në raport thuhet se grupet xhihadiste janë bërë më të sofistikuara në përdorimin e rrjeteve sociale për të rekrutuar ndjekës.
Policia londineze ka arrestuar një person jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe. Atij ju gjet një thikë dhe ishte i veshur me pantallona të zeza dhe xhup ngjyrë gri. I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia. BBC raporton se incidenti nuk mendohet të jetë i lidhur me ndonjë akt terrorist. Ndërkohë, është mbyllur hyrja e Parlamentit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
30 të vdekur, 76 të zhdukur dhe 24 të plagosur, 12 nga të cilët në gjendje të rend. Ky eshte balanci i viktimave të zjarrit që shkatërroi Grenfell Touer në Londër në veri të Kensington i cili vijon të jetë provizor, ndërkohë që Skotland Jard deklaron se nuk ka më asnjë shpresë për ndonjë të mbijetuar. Policia britanike ndër të tjera u shpreh se hetimet do të zgjasin disa javes.
"Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga personi që më ka thënë të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkroi Trump në Twitter, duke e akuzuar për gjueti shtrigash. Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka marrë përsipër hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA pasi Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr në muajin mars.
Ka shkuar në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi pranë një kopshti në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës. Dy persona gjetën vdekjen menjëherë, ndërsa 6 të tjetë humbën jetën në spital. Flitet për 65 persona të plagosur mes të cilëve 8 janë në gjëndje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe autorët e këtij krimi.
Reforma e nënshtetësisë italiane,pas gati një vit e gjysmë shtyrje, është marrë në diskutim gjatë ditës së sotme në Dhomën e Senatit duke shkaktuar debate. Lidhja e Veriut, Lëvizja 5 Yje. si dhe aktivistë të së djathës ekstreme kundërshtojnë . 800 mijë fëmijë emigrantësh pas miratimit të kësaj reforme do të bëhen nënështetas italian. Ekzekutivi kërkon votëbesim për miratimin përfundimtar të reformes.
Ne rastin e Ditës së Rusisë, ambasadori Karpushi deklaroi se marrëdhëniet Rusi-Shqipëri jane përgjithësi pozitive. “kemi arritur të bëjmë disa përparime në zhvillimin ekonomike dhe tregtare.” deklaroi Karpushin. Ambasadori Rus u siguruai të gjithë të pranishmit që Rusia ka një interes të sinqertë dhe se nuk ekziston asnjë “plan i fsheshtë” për gjoja rritjen e ndikimit negativ në Ballkan.
Komisioni Europian do procedojë për shkelje kontrate Hungarinë, Republikën Çeke dhe Poloninë sepse kanë refuzuar të strehojnë refugjatë. Hungaria dhe Polonia nuk kanë pranuar asnjë refugjat, ndërsa Republika Çeke lejoi vetëm 12 të tillë, e këtë muaj bëri të ditur se do të largohet përfundimisht nga marrëveshja, për arsye sigurie. Kryeministri çek, Sobotka dhe qeveria hungareze e kanë kundërshtuar këtë vendim.
Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Takimi vjen vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve. Lulzim Basha, shkruan në Facebook.“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”.
Trego më shumë