Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ka hyrë në rekordet “Guinness” kartolina më e madhe e të gjitha kohërave, e përbërë nga 125 000 mesazhe dhe vizatime të fëmijëve dhe adoleshentëve nga e gjithë bota. Ajo u shpalos sot në një akullnajë zvicerane për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ideja dhe realizimi i kartolinës gjigante u bë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Fondacioni WAVE.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka qenë I pranishëm ne testimin e suksesshëm të një arme taktike të teknologjisë së lartë, raportoi media shtetërore. Agjencia e lajmeve KCNA nuk dha detaje mbi llojin e armës, duke thënë vetëm se ajo është zhvilluar gjatë një periudhe të gjatë. Ky është raportimi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për një test armësh, brenda një viti.
Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Velvet Rope” që do jetë pjesë e albumit të saj “Phoenix” më 23 nëntor. Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës. “Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruajtur nga vetë këngëtarja.
Presidenti i Bari-t, Luigi De Laurentiis, është i kënaqur për mënyrën si po shkojnë gjërat në kampionat për ekipin bardhekuq, që kryeson kampionatin e Serisë D me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Nocerina-s. Ndërsa mësohet se Cristiano Ronaldo, pas Juventus-it, do ta mbyllë karrierën e tij tek Bari. “Më ka marrë në telefon para disa ditësh dhe kemi folur gjatë”, ka zbuluar Presidenti i bardhekuqve.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, deklaroi se Qeveria e vendit të saj kundërshton themelimin e ushtrisë evropiane. Ajo shtoi se Holanda nuk është i vetmi shtet që kundërshton këtë ide, duke thënë se ka edhe vende të tjera që kundërshtojnë ushtrinë e BE. “Kur të shfaqet nevoja, armata holandeze është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n dhe BE-në, mirëpo vendi nuk është i varur nga ata”, tha ajo.
Turqia ka më shumë prova në lidhje me vrasjen ç’njerëzore të gazetarit Jamal Khashoggi, brenda ambasadës saudite. Një gazete turke shkruan se ekzstion një audio-regjistrim i dytë që mund të zbulojë më shumë të dhëna për vrasjen e 53-vjeçarit. Regjistrimi vokal mendohet të jetë të paktën 15 minuta i gjatë dhe tregon qartazi se vrasja e gazetarit të Washington Post, ka qenë e planifikuar, shkruan “Daily Mail”.
Theresa May pritet të përballet me një “furtunë” nga deputetët lidhur me një draft rreth marrëveshjes Brexit që Mbretëria e Bashkuar ka arritur me BE. Ajo siguroi mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen pas një takimi pesë orësh, ndonëse disa ministra mendohet se kanë folur kundër saj. Ajo gjithashtu është përballur me një reagim të ashpër nga Tory Brexiteers për të detyruar një votim mosbesimi.
Luftëtarët e ISIS u paguan mirë për shërbimin e tyre, zbulojnë dokumentet që i përkasin grupit terrorist në Irak të cilat janë siguruar nga RT. Përdorimi i gazrave kimikë u pagua me argjend. Për të shkatërruar një helikopter apo dron të forcave armike, ushtarët e ISIS shpërbleheshin me të paktën shtatë dinarë ari, sipas të dhënave të kontabilitetit të siguruara nga RT Arabic.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liberman ka njoftuar dorëheqjen e tij në Qeverinë konservatore të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ai dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj armëpushimit në Rripin e Gazës. Duke publikuar vendimin e tij, Liberman e cilësoi marrëveshjen e djeshme me grupin islamik palestinez Hamas, i arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, si kapitullim kundër terrorizmit.
Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri. Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore.
Trego më shumë