Aktorja e njohur e Hollivudit, Selma Blair njoftoi sot se ishte diagnostikuar me sklerozë multiple. “Kam sklerozë multiple. Jam e pamundur, Kujtesa ime është e mjegullt“, shkruan Blair në Instagram. Aktorja 46-vjeçare shton se ishte diagnostikuar në gusht nga neurologu Jason Berkley. “Kisha simptoma prej vitesh, por nuk i kisha marrë seriozisht. Kjo ndoshta edhe para 15 vitesh”, thekson Blair.