Pippa Middleton, motra e dukeshës së Kembrixhit Kate, është bërë nënë për herë të parë. Middleton ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, ndërsa nuk dihet ende emri i të porsalindurit. Fëmija lindi vetëm një ditë pasi princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan se po presin një fëmijë. Pippa njoftoi shtatzëninë e saj në qershor në një intervistë për revistën Waitrose Weekend.