Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Silva Gunbardhi, ka treguar se sa e vështirë ka qenë rruga për të arritur drejt suksesit. Ajo është shprehur se ka pasur ditë që kthehej në shtëpi duke qarë, pasi kishte raste që kompozitorët nuk e kishin pritur aspak mirë. Gunbardhi ka rrëfyer se pavarësisht peripecive dhe pengesave që është përballur në fillimet e karrierës, nuk e kanë ndalur dhe nuk është penduar për asgjë.
Tom Cruise ka pasur një incident gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible 6”. I varur me litar nga një vinç, Cruise kërceu ndërmjet dy ndërtesave në qendër të Londrës, por u përplas me murin e godinës. Fatmirësisht, Cruise nuk ka pësuar lëndime serioze.
Këngëtarja Miriam Cani, që pas lindjes së vajzës së saj Amelit nuk ka publikuar projekte të reja muzikore. Këngëtarja është përkushtuar në rritjen e vajzës së saj gjatë gjithë kësaj kohe. Por më në fund ajo ka vendosur që të rikthehet. Këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar se së shpejti do të vijë me projekte të reja.
Edhe pse 71 vjeç Silvester Stalone nuk ka ndërmend të ndalet. Ai sapo ka konfirmuar që do të luajë një rol të rëndësishëm në dramën familjare të NBC-së “This is Us”. Ylli i kinematografisë botërore e ka publikuar vetë lajmin me anë të disa postimeve në Instagram. Ai ka postuar foto me disa nga aktorët e tjerë të filmit.
Merita Halili ka rrëfyer dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar ndarja nga jeta e nënës së saj. Ajo ka treguar që e ëma nuk mundi të duronte gjatë vdekjen e të vëllait, dhe u nda nga jeta duke i lënë Meritës një dhimbje të madhe. Por për post këtij rrëfimi Merita ka treguar se shumë shpejt do të publikojë dhe projektet e reja të saj.
Calvin Harris ka shënuar numrin e tetë të tij në tabelat e klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, duke barazuar rekordin e tabelës së Rolling Stone. Ai sapo ka publikuar këngën më të fundit “Feels” në bashkëpunim me Katy Perry, Pharrell dhe Big Sean, dhe ka rrëzuar "Despacito-n" nga kryesimi, duke arritur në të njëjtin nivel me Rolling Stones, Oasis dhe Eminem, të cilët gjithashtu kanë tetë numra secili.
Këngëtarja Bebe Rexha ka arritur të surprizojë publikun këtë sezon veror me projektet e reja që ka sjellë. Ajo publikoi në Youtube 4 këngë që kanë ardhur vetëm në versionin audio. ‘Not the one’, ‘Comfortable’, ‘I got Time’ dhe ‘Meant to be’ mendohet se do jenë pjesë e albumit të saj të titulluar All Your Fault pt.2. Para pak ditësh ajo solli një bashkëpunim me reperët Gucci Mane dhe 2 Chainz me ‘That’s it’.
The Dark Tower, film i cili rrëfen historinë e një djali të rekrutuar i cili kërkon të mbrojë një kullë të errët. Wind River, një film thriller i cili rrëfen historinë e një zyrtari amerikan që peshkonte në det, por gjatë një nate me stuhi ai humbet dhe FBI nis kërkimet për të gjetur trupin e tij. Atomic Blonde, film i cili zhvillohet pak para rënies së Murit të Berlinit, ku një bionde bie në dashuri me një stilist.
French Montana me hitin “Unforgettable” ka arritur vendin e parë në Billboard Hot 100 të Hip-Hopit. Por, më 25 gusht reperi do të publikojë projektin më të ri të tij në bashkëpunim me Era Istrefin. Kënga pritet të jetë ritmike, e dedikuar për tregun amerikan.
Një burrë u përpoq të hipte në skenë ndërkohë që Britney Spears po performonte në Las Vegas. Këngëtarja është kapur në kamera nga fansat ndërkohë që pyeste rojet a kishte armë personi. Gjithsesi fansi nuk ia doli që t’i afrohen aspak Britney-t, pasi u përball me rojet e saj të sigurisë. Megjithatë, ajo i mori menjëherë masat duke u larguar nga skena për të shmangur çdo lloj incidenti.
Trego më shumë