Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Stop “body shamers”, ose stop të gjithë atyre që zbaviten duke kritikuar defektet fizike të femrave. Apeli vjen nga Hilary Duff, ish yll i Disney, e cila ka postuar në Instagram një foto nga deti ku tregon trupin e saj: “I am posting this on behalf of young girls, women, and mothers of all ages”, e postova këtë për vajzat më të reja, gratë dhe nënat e çdo moshe,: Jini krenare për turpin tuaj!” shkuruan Duff
Ky është rrëfimi i princeshës së Uellsit në dokumentarin “Dajana: Sipas fjalëve të saj”, i regjistruar nga këshilltari i saj në periudhën 1992-1993. Edhe pse ajo nuk e emërton drejtpërdrejtë, është e qartë se i referohej Barry Mannakee-t, një oficer policie i Skuadrës së Mbrojtjes Mbretërore që u caktua si truproja i saj, që u shkarkua nga detyra për shkak të dyshimeve se ata kishin një marrëdhënie sekrete.
Këngëtarja 24 vjeçare, Elhaida Dani, pas sezonit fantastik me muzikalin "Notre-Dame de Paris", i cili për muaj me radhë, pas Parisit, ka qenë në tur në Francë dhe jashtë saj, ka lajmëruar për një bashkëpunim shumë të shpejtë me markën e prodhimit të aksesorëve të lëkurës Maureen-Kim Paris. Targeti i kësaj marke është femra e re, bashkëkohore, me stil dhe gjithmonë me vetëbesim, por edhe femërore.
Që në moshën 9-vjeçare, ajo ka qenë yll i televizioneve. Hapat e parë drejt famës i hodhi në reality show-n shumë të ndjekur “Keeping Up With The Kardashians”. Tani,10 vite më vonë, Kylie Jenner u ka shprehur fansavese kush është në të vërtetë në shfaqjen e saj të re “Life Of Kylie”. Gjithashtu, i ka rrëfyer mikeshës së saj, Jordyn Woods, mërzitjen me famën duke u shprehur: “Unë dua vetëm që të zhdukem.”
Rita Ora ka vendosur të sjellë një hit të ri vere. Rita shquhet se bën bashkëpunime shumë të sukseshme dhe këtë herë ka zgjedhur një Dj shumë të famshëm dhe të talentuar, Avicii-n. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli shqiptar përmes një videoje që ka publikuar në profilin e saj në Instagram. “Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita, e cila do publikohet pas 5 ditësh.
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, pas publikimit të projektit muzikor ‘Forever is over’, në bashkëpunim me dj e njohur, David Guetta, ka nisur turin veror në Francë, ku e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares. Elvana ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi dhe promovimin e hitit.
Mihrije Braha ka postuar një foto në Instagram, me bikini në det. Një pozë ku linjat trupore padyshim janë seksi. Por duket se kjo foto nuk iu ka pëlqyer të gjithë fansave, pasi një prej tyre e ka quajtur atë të turpshme. Por këngëtarja ka reaguar menjëherë duke replikuar komentuesin.
Grimeri personal i Kim Kardashian, Mario Dedivanovic është shfaqur me flamurin shqiptar në krah. Mario shihet në plazh me simbolin e shqiptarëve. Ai ka zgjedhur një nga plazhet më të bukura në botë, “Macao” që ndodhet në Republikën Domenikane për të kaluar pushimet. Mario është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi, por nuk heziton asnjeherë të tregojë origjinën e tij.
55 vite më parë shuhej diva amerikane e kinemasë, Marilyn Monroe. Në 5 gusht 1962, ajo u gjet e vdekur në vilën e saj të Brentwood, në Californi, në moshën 36 vjeçare. Edhe pse zyrtarisht është thënë se ajo ka vrarë veten me një overdozë, misteri për vdekjen e divës amerikane kurrë nuk është shuar, aq sa disa thonë se ylli i kinemasë është vrarë pas një komploti.
“Despacito”, hiti i verës, aktualisht, është videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në faqen e internetit, në YouTube. Kënga e realizuar nga bashkëpunimi i dy muzikantëve portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka arritur një shikueshmëri prej shumë se 2,9 miliardë klikime që prej muajit janar. “Despacito” tashmë ka thyer një rekord botëror në mes të korrikut me rreth 4,6 miliardë shikime
Trego më shumë