Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Këngëtari i njohur nga Kosova Naim Bunjaku i njohur si Xuxi ka mbetur i lënduar sot në një aksident automobilistik në Prishtinë. Një makinë zyrtare e EULEX-it është përplasur me automobilin e këngëtarit. Xuxi është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
DJ i njohur What So Not ka remiksuar këngën e re të Era Istrefit “Redrum”. BillBoard ka shkruar sot se ylli në ngritje i muzikës pop u kthye fuqishëm në fillim të këtij viti me këngën e saj “RedRum” dhe e konsideron Istrefin me një zë si të Rihanna-s. Për herë të parë, What So Not e ka interpretuar këtë remix me Istrefin gjatë Coachella 2017.
Këngëtari Flori Mumajesi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Dj Vicky, Klajdi dhe Bruno, kanë postuar në instagram projektin e tyre më të ri. Bëhet fjalë për këngën me titull 'Karma', e cila do të publikohet më 3 gusht në orën 15.00. " ‘Karma’ nis dhe përfundon me dashuri", shkruan Mumajesi.
Para disa javësh, Justin Bieber shtypi me makinën e tij një fotograf teksa dilte nga një kishë. Sipas CNW, policia amerikane është e bindur që popstar-i nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, sepse nuk kishte për qëllim të shtypte fotoreporterin. Është pikërisht ky i fundit që ka thyer rregullat, duke qëndruar në mes të rrugës.
Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj, i'u kërkon falje publikisht të gjithë fansave të tij duke pranuar që nuk është i dhënë pas postimeve në rrjetet sociale. Mesazhin në fjalë e përcolli nëpërmjet një postimi në Instagram duke i përshëndetur njëkohësisht ata dhe me një selfi-e.
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj e kthyer me pushime nga SHBA, është bërë pjesë e nismës “Një fundjavë Ndryshe” duke vizituar disa familje të varfra në fshatin Dragoc të Shkodrës. Në një status të postuar në intagram, u shpreh shumë e emocionuar duke iu bërë apel të gjithëve që kanë mundësi për të ofruar ndihmën e tyre, si dhe duke falenderuar protagonistin e kësaj inisiative kaq humane, Arbër Hajdarin.
Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Arilena Ara e kanë ndezur zjarr skenën më Moskë, me interpretimet e tyre në Festivalin “Europa Plus Live”. Tre këngëtaret shqiptare kanë shkëlqyer gjatë interpretimeve të tyre, duke bërë për vete mjaft ndjekës të festivalit që ka mbledhur artistë nga e gjithë Europa.
Fama e aktores Eva Murati duket se i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë pasi ajo ka rënë në sy edhe të mediave boshnjake të cilat e krahasojnë bukurinë dhe dhunitë e saj me ato të divës Jennifer Lopez. Një nga portalet kryesore në Bosnjë, klix.ba i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare. Ajo është gazetare sportive, prezantuese televizioni dhe e fejuara e Genar Topallit, djalit të Jozefinës.
Pas vrasjes së 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal për një karikues celulari, ka reaguar dhe këngëtari Klevis Bega, që njihet si Kastro Zizo. Ky i fundit nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër dhe ka shpërthyer në ofendimë ndaj brezit të sotëm. Në një stastus në Facebook, Kastro shprehet se edhe siguria në vendin tonë lë për të dëshiruar.
Data 10 do jetë momenti kur çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do i japin fund beqarisë në Prishtinë në një ceremoni ku do jenë të ftuar 250 persona. Geti dhe Marina do i japin fund beqarisë në një prej sallave të hotelit luksoz Swiss Diamond. Për transformimin e ambientit do merret Alketa Vejsiu me kompaninë e saj Class Events, që synojn të sjellë diçka të paparë deri tani.
Trego më shumë