Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Aktori John Heard, i njohur për rolin e tij në filmat “Home Alone”, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Heard është gjetur i vdekur të premten në dhomën e tij në hotelin Palo Alto, Kaliforni. Shkaku i vdekjes së tij mbetet ende i panjohur. John Heard ka luajtur disa filma ikonikë të viteve ’80 dhe ’90 duke përfshirë Big, Beaches, dhe Home Alone ku u njoh si Peter McCallister, në rolin e babait të Kevin.
Rita Ora duket se po përjeton një dashuri të re me Tyrone Wood, djalin e legjendës së Rolling Stone, Ronnie Wood. Sipas burimeve, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka disa muaj që është lidhur me kitaristin dhe mesa duket gjërat po bëhen serioze. Mendohet se Rita e pëlqen 33-vjeçarin pasi ai është ndryshe nga ish të dashurit e saj, sepse është një mashkull që nuk është i uritur për famë.
Këngëtarja Shqiptare Bebe Rexha është nisur drejt Shqipërisë me helikopter privat, së bashku me mikeshat e saj. Më herët, ka uruar kushërirën e saj Monika Kryemadhi për postin e saj si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duket se arsyeja e ardhjes së Bebe Rexhës është dasma, ku është ftuar së bashku me Kryemadhin
Gjashtë muaj pas lindjes së djalit, familja Kutcher-Kunis shfaqet për herë të parë në publik me dy fëmijët. Çifti i aktorëve është fotografuar së bashku me vajzën dhe djalin, gjë që ka shkaktuar reagimin e Ashton Kutcher, që shkroi në Twitter që të mos postohen dhe publikohen foto të fëmijëve. Ata nuk e kanë zgjedhur jetën në sytë e publikut, u shpreh ai. Në Amerikë, mediat janë pjesë e “No Kids Policy”.
Oleg Arapi bashkon në skenë, Montegë dhe Kapuletë. Vepra e kompozitorit rus Sergei Prokofiev vjen për publikun shqiptar nga Orkestra Sinfonike e RTSH-së në mbrëmjen muzikore të 2 qershorit, në orën 19:00, në skenën e Universitetit të Arteve. Koncerti vjen nën drejtimin e dirigjentit të njohur Oleg Arapi dhe solistit në piano Shkelzen Baftiari. Do të luhen disa nga veprat më të bukura të kompozitorit rus.
Prezantuesja Marina Vjollca do të jetë pjesë e televizionit Klan në sezonin e shtatorit. Njoftimin e bëri TV Klan, duke deklaruar se ajo do të vijë me një program të sajin, detajet rreth të cilit pritet që të zbulohen nga drejtuesit e televizionit.
Monica Bellucci, në moshën 52-vjeçare nuk ka humbur as bukurinë e as sensualitetin. Më përpara jetoja vetëm me emocione, gjë që sot, pas të 50-tave, nuk më ndodh më. Është një ‘pamje’ e re që ia kam njohur vetes pas moshës 50 vjeçare, shprehet ajo. Trupi mund të plaket por shpirti rinohet.
Mëngjesin e sotëm, Beyonce vendosi të na prezantojë me binjakët e saj të porsalindur. Në përmujorin e tyre të parë, ajo publikoi foton me djalin Sir dhe vajzën Rumi, duke shuar kureshtjen e njerëzve që prisnin prej kohësh t'i njihnin.
Pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania dhe djali 11-vjeçar Barron janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë. Melania ka vendosur të shpërngulet për në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vendim ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Twitter, ku ka postuar një foto. Bashkangjitur fotos shkruhej: ”Gati për kujtimet që do të bëjmë në shtëpinë tonë të re!”.
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këtë të mërkurë këngën e saj të re, prodhuar nga David Guetta, me të cilën synon të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës.Kënga e re quhet “Forever is Over” dhe është prodhuar nga ekipi i David Guettas. “Ky është vetëm fillimi.. faleminderit David Guetta që e ngritët këtë në një tjerë nivel… Mahnitëse! Shijojeni!”, shkroi Elvana Gjata në një postim në Instagram.
Trego më shumë