Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ariel Tejada, një nga grimierët më të famshëm në botë, si dhe i preferuari e i besuari i familjes Kardashian, do të vijë në Tiranë për të mbajtur masterclassin profesional të make-upit. Falë Agnesa Hadërgjonajt dhe Katerina Jarazit, Tejada do të vijë në tetor, ku për më shumë se 5 orë do të shpjegojë teknikat e grimit.
Arjan Çani ka zbuluar se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njohje personale me Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit të SHBA, Donald Trump. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Çani e pyeti Bashën nëse e pranonte se kishte njohje me Ivankën. Kreu i PD-së nuk e mohoi por përsëriti disa herë se “kam lidhje të forta me bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Trump”.
Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Floriana Garo është shprehur se nuk kam miq në televizion. E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj në Ora Neës, ajo ka pranuar që nuk u perkushtohet miqve, sepse nuk ka kohë. Rri vetëm me Albert Dumanin, mikun dhe kolegun tim shumë të mire. Kjo natyrë e tërhequr ka ngushtuar rrethin e miqësive në mjedisin që punon të Florianës.
Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, ka kohë që nuk është aktiv në industrinë e muzikës. Adhuruesit e muzikës së tij, mund të çmallen vetëm me këngët e vjetra, sepse vitet fundit nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Por ku është Ilir Shaqiri? Djali i tij Korabi ka qenë i ftuar në emisionin Express Rozë, ku ka folur për babain e tij, duke treguar kështu se a e ka lënë apo jo muzikën.
Pas dekorimeve të disa artistëve me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Nishani , ka reaguar edhe aktorja Ema Andre. Ajo shprehet se nuk mund ti jepen çmime një artisti kur ai nuk ka status nuk ka kuptim dhe se artistët sot punojnë ende në kushte mbijetese. Çdo titull humbet kuptimin dhe vlerën në kushtet reale ku jetojnë e krijojnë artistët! Ndaj, ta gëzojë kushdo që e merr dhe dinjitet për artistët.
Grupi i mirënjohur i muzikës “Fisnikët”, të cilët me këngët e tyre vazhdojnë t’i rezistojnë kohës dhe komercialitetit kanë ardhur edhe një herë të ribashkuar. Ata shfaqet në një foto të rrallë dhe me mjaft domethënie ku duken njësoj si 37 vite më parë, sigurisht me disa vite më shumë.
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare në Romë një nga stilistet më të famshme, Carla Fendi, krijuesja e markës “Fendi”. Carla Fendi e kishte të lidhur jetën e saj me markën historike ku për suksesin ka kontribuar bashkë me katër motrat duke punuar për një kohë të gjatë për projektimin pranë Karl Lagerfeld.
Artan Zabeli, pronari i dyqanit të kafshëve pranë "Myslym Shyrit" ka paditur Roza Latin dhe Iva Alikon duke kërkuar 90 milionë lekë për shpifje. Sot u mbajt seanca e dytë gjyqësore dhe Lati njoftoi se gjykata i ka shpallur të pafajshme për mungesë provash.
Rita Ora ishte e ftuar në mbrëmjen e organizuar nga gjigandi francez i stolive “ Cartier” në Londër. E veshur me një fustan saten të kuq, me një dekolte shpërthyese dhe një të carë shumë të guximshme, ajo ka ditur të tërheqë vëmendjen e gjithë të ftuarve në mbrëmje. Ajo s’kishte vendosur asnjë bizhu, dhe flokët i mbante të lëshuara me një krehje të çrregull.
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, e cila interpretoi rolin e Cio-Cio-San në shfaqjen ‘Madama Butterfly’ nëpër vende të ndryshme të botës, ka festuar 43 vjetorin e saj të lindjes, ndërsa ka marrë një surprizë të këndshme. Teksa ishte duke dhënë një koncert në teatrin e Madridit, gjithë trupa ka ndaluar gjithçka dhe ka vendosur këngën e ditëlindjes duke bërë që sopranoja shqiptare të shpërthente në lot nga emocionet.
Trego më shumë