Këngëtarja e njohur amerikane Nicki Minaj dhe piloti i F1, Luis Hamilton, po shtojnë zërat se mund të jenë në një lidhje sëbashku. Reperja 35-vjeçarja dhe Hamilton, kanë pozuar mbi dunat e rërës në Dubai, teksa bënin xhiro me një motor 4-rrotësh. Thuhet se dyshja po kalojnë kohë bashku pasi u takuan në festën e Javës së Modës në New York në fillim të këtij muaji.