Qeveria shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) nënshkruan një marrëveshje prej rreth 12.5 milionë eurosh për financimin e disa programeve, që lidhen me nxitjen e punësimit dhe rritjen e efiçencës së energjisë. Sipas Ahmetajt, fondetdo të shkojnë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, nxitjen e punësimit të të rinjve përmes financimit të programeve të arsimit, etj.