Stoku i borxhit publik shënoi një rritje të shpejtë në 3-mujorin e tretë të vitit, duke arritur në 69.11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 66.82 % që ishte në fund të 6-mujorit. Për 3 muaj stoku i borxhit është shtuar me 2,3 pikë përqindje të PPB-së, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Në fund të muajit shtator 2017 borxhi i Qeverisjes Qendrore vlerësohet në vlerën 1,074.9 miliard lek.