Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
11 shtete kanë rënë sot dakort që të rrisin fondet në muajt e ardhshëm për të kompensuar fondet që do të ndalojë SHBA për Agjencinë e OKB-së UNRWA, e cila merret me ndihma për refugjatët palestinezë. Zvicra, Finlanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Rusia kanë shtuar fondet, ndërsa Belgjika, Kuvajti, Holanda dhe Irlanda, premtuan ta bëjnë këtë së shpejti.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, dorëzoi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë raportin mbi zbatimin e buxhetit gjatë vitit të kaluar, duke argumentuar të ardhurat dhe shpenzimet. Ajo që bie në sy është një rritje e numrit të gjobave në raport me 8-mujorin e vitit 2017, të cilat nga 154 kanë shkuar në 186 të tilla.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka deklaruar se skema kombëtare e financimit dhe programi IPARD parashikojnë financime për mbështetjen e sektorit të bletarisë. "Fermerët duhet të ketë 100 deri në 150 koshere që të përfitojnë mbështetje, ky është kushti", tha ai. Peleshi shtoi më tej se masa e parashikuar në skemën kombëtare të financimit është 10 mijë lekë të vjetra për koshere.
Dhoma Amerikane kërkon që drejtoria e tatimeve të respektojë ligjin dhe të rimbursojë në kohë tatimin mbi vlerën e shtuar. Alketa Uruçi, anëtare e bordit të saj, ka deklaruar se edhe në rastet që tatimet miratojnë rimbursimin, është thesari që vonon derdhjen e parave. Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane kërkuan zgjidhje të gjobave që gjeneron vetë sistemi informatik i tatimeve.
Ministri Ahmetaj ka firmosur caktimin në detyrë të shkodranit Enertil Canaj në krye të Hetimit Tatimor. Canaj vjen në këtë detyrë të rëndësishme, pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të shumta në këtë institucion të urdhëruara nga Kryeministri Rama. Enertil Canaj ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar për Ekonomi e Financë.
Ministri Ahmetaj ka deklaruar se brenda vitit 2017 ka përfunduar pagesa e këstit të tetë që përbën edhe këstin e fundit për ish të përndjekurit politik që janë ende gjallë. Ndërsa ka informuar se qeveria do të hartojë një politikë të re për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve. “Ka një debat të shëndetshëm që përcakton logjikën që do të përdoret për trashëgimtarët e niveleve të ndryshme”, ka pohuar ai.
Bizneset dhe konsumatoret kanë treguar një mungesë besimi në ekonomi në tremujorin e fundit të 2017. Treguesi i publikuar nga Banka Qendrore flet për një rënie prej 3,9 pikës përqindjeje dhe përfshin gati të gjithë sektorët e ekonomisë. Rënia më e madhe është në sektorët e ndërtimit dhe industrisë. Kjo u ndikua nga ulja e numrit të kontratave porositëse dhe e prodhimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke nisur nga data 1 Prill do zbatohet skema e TVSH-së për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në muaj. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, do zbatohet TVSH-ja, prej 20% për çdo shitje të kryer.
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të shfrytëzojnë mundësinë e fundit, për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë detyrimin tatimor (principalin e tatimit). Sipas Tatimeve, 30 dhjetori është afati i fundit kur bizneset përfitojnë fshirje të plotë apo të pjesshme të detyrimeve që i kanë administratës tatimore, nga implementimi i ligjit të faljes.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley njoftoi sot se administrata amerikane do të ulë kontributin e saj në buxhetin e Kombeve të Bashkuara me 285 milionë dollarë për vitet 2018-19. Shkurtime do të ketë edhe në nivel menaxhimi e në funksionet mbështetëse. "Shpenzimi jo efektiv nga Kombet e Bashkuara është i njohur. Nuk do të lejojmë më të keqpërdorin bujarinë e popullit amerikan", tha Haley.
Trego më shumë