Trupi ka nevojë të ushqehet mirë, por sidomos me kalimin e moshës, lëkurës i ulet prodhimi i kolagjent, duke çuar në zhvillimin e rrudhave dhe plakjes. Ka disa ushqime që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (një proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet ldhëse), siç janë veza, hudhra, portokalli, avokado, frutat e pyllit, karota, spinaqi, kale, lakra, brokoli, apo edhe farat e linit.