Rrënojat e Medina Azahara-s, një qytet mesjetar arab, pranë qytetit Cordoba, në Spanjë, iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara tha se qyteza mijëvjeçare është një thesar arkeologjik, ku gjenden rrënoja ndërtesash, rrugësh, urash, sistemeve të ujit dhe objekte të jetës së përditshme.