Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Faik Pashollari, i cili është i dënuar me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm pas vdekjes së një vajze 7 vjeçe, është rikthyer në punë, ndonëse ndaj tij ka një vendim gjykate që për 3 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Këtë fakt e pohoi babai i 7-vjeçares, Hekuran Beollari, i cili thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi për të bijën dhe se ky mjek është një kërcënim për fëmijët e tjerë.
Janë infektuar me antraks 4 banorë në Përmet dhe Gjirokastër, si dhe një dyshohet për një rast tjetër në Elbasan. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP, Silva Bino, thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos vaksinimit në kohë të kafshëve në këto zona. “I bëj thirrje banorëve të mos konsumojnë mish nga kafshë të dyshuara se janë prekur”, apeloj Bino.
Sipas një studimi të Daniel Amen, themelues i ‘Amen Clinics’, rezultoi se truri i femrave ishte më aktiv se ai i meshkujve bazuar në fluksin e gjakut në zona specifike të trurit, në lidhje me vetëkontrollin dhe sferën emocionale. Ndërkohë, truri i meshkujve rezultoi më aktiv vetëm në zonën e të parit dhe koordinimit. Ky studim përfshiu 19 vullnetarë dhe 26 mijë pacientë, me gjendje të ndryshme psikiatrike.
Kryeministri Rama ka publikuar sot raportin për Tiranën, pas dëgjesave të shumta të deputetëve të këtij qarku dhe vetë shefit të ekzekutivit me banorët. Papunësia kryeson listën e ankesave që qytetarët e Tiranës i kanë drejtuar Ramës. Edhe shëndetësia është një tjetër plagë e shoqërisë, por duket se vetëm 7 persona kanë kërkuar përmirësimin e shërbimit në spitale.
Informacioni që bëhet publik në Facebook, Twitter dhe Instagram, tregon më shumë për një person nga ç’mund të mendohet. Matematikani Danfroth dhe kolegu i tij Peter Dodds krijuan disa instrumente për të analizuar postimet në Instagram dhe zbuluan se fotografitë e njerëzve të diagnostikuar me depresion ishin në përgjithësi më të errëta. Ky zbulim mund të ndihmojë në diagnostikimin e depresionit.
Hormonin F.S.H, niveli i të cilit ngrihet gjatë menopauzës mund të jetë përgjegjësi për grumbullimin e dhjamit rreth zonës së barkut. Por ndikimi më i rëndë, është dobësimi i kockave. Nga eksperimentet e kryera tek minjtë, studiuesit kuptuan se duke e bllokuar prodhimin, efektet negative mund të ndalohen. Ideja është mbështetur nga “New England Journal of Medicine” dhe “Cell Metabolism”.
Stephen Litt është një 12 vjeçar amerikan, i cili kur ishte në klasë të parë, filloi të merrte pjesë në panairet e shkencës. Në klasën e gjashtë, ai filloi të kërkonte për një kurë kundër kancerit. Ai dhe prindërit e tij i kërkuan ndihmë Intitutit Kombëtar të Kancerit në Washington. Stephen dha disa ide të reja krijuese për të zgjeruar fushën e kërkimit.
Një numër i vogël vezësh të ndotura me një insekticid helmues kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë. Agjensia e Standardit Ushqimor të Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se gjithsesi rreziku për publikun është shumë i ulët. Rreth 85% e vezëve të konsumuara në Britani prodhohen në vend, prandaj ekspertët thonë se nuk është e nevojshme një shmangie e konsumit të vezës.
Banorët e Ardenicës dhe Kolonjës në Lushnje kanë mundur ta shuajnë vetë zjarrin që dogji rreth 20 hektarë me ullishte, vreshta e drufrutorë si dhe rrezikoi banesat e tyre. Ata shprehen se dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë nga ana e shtetit. Mendohet që zjarri të jetë shkaktuar pas rënies së një peme mbi telat përcjellës së energjisë elektrike.
Në fillim të këtij viti, një numër i vogël vezësh të ndotura me një insekticid helmues me origjinë nga Hollanda, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Agjensia e Standardit Ushqimor, ka deklaruar se rreziku për publikun është shumë i ulët. Duke qenëse 85% e vezëve të konsumuara në Britani prodhohen në vend, ekspertët shprehen se nuk është e nevojshme shmangia e konsumit të vezëve.
Trego më shumë