Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një masiv me pyje në zonën turistike, “Rana së Hedhun” në Lezhë, është përfshirë nga flakët e shumta gjatë ditës së sotme. Raportohet se zjarri që ka përfshirë këtë zonë, po favorizohet edhe më shumë nga era. Ndërhyjra për të vënë nën kontroll situatën, është shumë e vështirë për shkak të terrenit malor.
Në spitalin rajonal të Gjirokastrës, janë shtruar 3 persona të prekur nga atraksi pas konsumimit të mishit të bagëtive që mbartnin këtë sëmundje. Antraksi ose sëmundja e plasjes siç njihet ndryshe, në gjuhën popullore, është një sëmundje e sektorit veterinar, transmetimi i saj nga kafsha tek njeriu përbën një një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.
Në Zvicër një person është kafshuar nga një lakuriq dhe është infektuar me virusin e tërbimit, që e kishte pasur gjitari në fjalë. Pak më pas lakuriqi ka ngordhur, ndërsa pas kontrollimit është konstatuar se ka qenë i tërbuar. Menjëherë, edhe personi i kafshuar është marrë për trajtim të sëmundjes së tërbimit, në spitalin e Neuchatelit.
Temperaturat e larta janë shoqëruar me rritje të fluksit të vizitave në qendrat shëndetësore të Vlorës. Në qendrën shëndetësore të plazhit të vjetër, gjatë një javë, janë regjistruar 98 vizita. Krahas këtyre, shërbimi shëndetësor po mbulohet edhe me ambulanca lëvizëse, ku për Kreun e Shëndetit Publik, Tomorr Caka, janë një zgjidhje optimale e ofruar për pushuesit që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet.
Nëse nuk mund ta kaloni ditën pa fjetur në drekë apo pa pirë kafe, ju mund të vuani nga lodhja. Faktorë të ndryshëm ndikojnë në mungesën e energjisë, të tillë si: mangësia në ushqim, sëmundja, stresi, ngarkesa e punës dhe mungesa e gjumit. Por lodhja mund të luftohet me disa ushqimeve nxitëse për energji: drithërat, fasulet, spinaqi, portokalli, uji, çokollata, avokadot, bananet, arrat, biskotat dhe majdanozi.
Dikur thuhej se 7-9 orë gjumë ishin të mjaftueshme, por sipas një studimi të ri, zbulohet se gjumi varion në lodhjen që ka çdo njeri gjatë ditës. Eksperti i gjumit, Till Roenneberg thotë se orari është i ndryshëm për foshnjat dhe fëmijët, duke treguar se bebet duhet të flejnë 14-17 orë në ditë ndërsa adoleshentët rreth 8-10 orë. Përsa i përket të moshuarve mbi 65 vjeç, ata kanë nevojë për 5-6 orë gjumë.
Jeta është e ndarë në etapa. Të tridhjetat janë koha ideale për familjen, karrierën dhe kursimet, kështu që nëse jeni tek të tridhjetat filloni të ndiqni disa këshilla. Filloni të qeshni me veten, vlerësoni familjen dhe miqtë, filloni të mbani një ditar, kujdesuni për shëndetin, filloni të kurseni para, shkoni pas një qëllimi të madh, mësoni nga gabimet tuaja dhe filloni të mendoni si të arrini suksesin
Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Në Kinë, ku sipas Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi një milion vetë nga ndotja e ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja. Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.
Pickimi i një grerëze mund të jetë diçka e padëmshme për shumicën, por mund të vendosë në rrezik jetët e disave. Për t’u siguruar që asgjë e keqë nuk do t’ju ndodhë dhe nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë, të hiqni thumbin, të bëni kompresa të ftohta, të trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar dhe të merrni ilaçe.
Në kulmin e sezonit të verës mjekët dermatologë bëjnë thirrje për të treguar një kujdes të veçantë për lëkurën e cila është dhe pjesa më e ekspozuar. Sipas mjekes dermatologe, Monika Fida duhet evituar frekuentimi i pishinave ose plazheve të cilat janë të tejmbushur pasi kjo bëhet burim për infeksionin e lëkurës. Doktoreshë Fida jep një sërë këshillash për kujdesin e duhur në këto ditë të nxehta.
Trego më shumë