Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Dhimbja e kokës apo migrena është tepër e bezdisshme. Por gjithmonë ka një zgjidhje. Një nga mënyrat është të shmangurit përmes të ushqyerit. Janë disa ushqime që ne s’duhet ti hamë si psh djathërat e stazhionuar, peshku i konservuar si sardelet, gjithashtu dhe teprimi i çokollatës. Duhet të kemi kujdes dhe me dietat e forta dhe të shmangim konsumin e tepërt të pijeve alokolike si birra e vera
Ndonëse kremi mbrojtës duhet aplikuar çdo dy orë, pak kush prej nesh e di këtë rregull duke bërë që lëkura të na djegjet. Për fat të mirë veç kremrave qetësues e hidratant, ju mund të lehtësoni dhimbjet dhe në kushte shtëpie me disa përbërës natyralë si, kosi, qumështi përshpejtuar procesin e shërimit, pastë kastraveci, miell misri me uje, aloe vera, vitamina E.
Temperaturat e larta kanë detyruar 4500 persona t'i drejtohen shërbimit të urgjencës në QSUT. Ka persona që janë më të rrezikuar në këtë periudhë, veçanërisht ata që kanë sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. Mjekët apelojnë që të mos qëndroni vetëm në zonat bregdetare për të bërë pushimet verore, por të zgjidhni sa më shumë është e mundur turizimin malor dhe zonat rurale.
Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B mund të dëmtojë kujtesën. Ushqimet më të njohura për dëmtimin e kujtesës dhe inteligjencës, të cilat duhen shmangur nga të gjithë, janë: produktet e sheqerit, alkooli, produktet pa vlera ushqyese, ushqimet e skuqura, ushqimet shumë të kripura, drithërat, proteinat e përpunuara, yndyrat e pangopura dhe nikotina.
Policia e Shtetit në Verona ka arrestuar një infermiere 43-vjeçare në shërbim në spitalin civil të qytetit pasi akuzohet se i ka dhënë morfinë një të porsalinduri, pa recetën e mjekut dhe pa nevojë terapeutike, duke i provokuar një krizë frymëmarrjeje. Gruaja e kishte quajtur të porsalindurin ‘të zgjebosur’, ndërsa e mbante në krahë para kolegeve.
Temperaturat e larta kanë sjelle dyndje të madha të urgjencave në qendrën e Pediatrisë të qytetit të Fierit. Mjekja Anila Mukaj, raporton që numri i rasteve brënda ditës varion nga 80 deri në 120. Lidhur me këtë shifër të lartë, pediatri Dhimitër Dhamo, pohon që vjen si rezultat i mungesës së kulturës së qytetarëvë duk mos iu drejtuar ambulancave përkatëse të lagjeve.
Për herë të parë shkencëtarët arritën të modifikonin ADN-në e embrioneve njerëzore për të parandaluar një sëmundje të trashëguar gjenetike të zemrës, zbulim ky që mund të parandalojë mbi 10.000 çrregullime që kalojnë nëpër gjenerata. Shkenca po kalon një epokë të artë në redaktimin e ADN-së falë një teknologjie të re të quajtur Crispr. Aplikimet e saj në mjekësi përfshijnë idenë e fshirjes së gabimeve gjenetike.
Duke përfshirë këto 7 ushqime në dietën tuaj, ju e bëni trupin tuaj më pak të prirur për të pritur parazitët e pafund që ekzistojnë. Hudhra. Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë benefitesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët. Por pa harruar qepën, vaj kokosi, farat e kungullit, farat e papajave dhe ananasi.
Në verë, pavarësisht kohës së bukur, ekzistojnë dhe rreziqe serioze për shëndetin. Mospirja mjaftueshëm e ujit është një ndër rrëziqet më të mëdha gjatë stinës së verës. Të tjera rreziqe mund të jenë: qëndrimi në diell për një kohë të gjatë, mushkonjat, të cilat mund të transmetojnë sëmundje serioze si Zika, helmimi nga ushqimi arrin kulmin në verë dhe viruset e rrezikshme që mund të merren në pishinë.
Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje të vogla të trupit. Shumë prej tyre mund të mos jenë të rrezikshme por këto 5 dhimbje janë një paralajmërim se keni nevojë për një vizitë tek mjeku! Mpirja e këmbëve, shikim i turbullt, dhimbje e fortë koke, dhimbje shpine dhe dhimbje të mprehta stomaku.
Trego më shumë