Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Aleati kryesor në këto ditë të nxehta është gjithmonë uji, ndoshta pak i gazuar, dhe që mund t’i shtoni një fetë limoni apo ndonjë fletë menteje. Është shumë i mirë dhe uji i aromatizuar me fruta, dhe që mund të përgatitet dhe në shtëpi. Çajrat, lëngjet e frutave, sallatat janë gjithashtu të rekomanduara të konsumohen gjatë verës, kjo për arsye se ndihmojnë në hidratimin e trupit dhe lëkurës
Qumështi i gjirit është shumë i dobishëm për forcimin e imunitetit të foshnjave, ai ndihmon gjithashtu për të luftuar infeksionet e veshit, viruset e stomakut dhe astmës. Megjithatë, shumë pak është i njohur për efektet e tij mbi inteligjencën. Studimet e reja konfirmojnë se foshnjat e ushqyera me gji janë më inteligjente. Ushqimi me gji i fëmiëve zvogëlon shanset për kancer në gji tek nënat.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë shkarkimin e drejtorit të spitalit Psikiatrik në Vlorë, ndërkohë që ka nisur një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” ndaj tij. KLSH ka vërejtur se ky institucion, ka shkelur të paktën në 10 raste ligjin. Gjithashtu, për përmirësimin e punës, KLSH ka rekomanduar 15 masa organizative, 14 masa për shpërblim dëmi dhe 6 masa disiplinore.
Që fëmijë e kemi ditur se karamelet prishin dhëmbët, por kësaj liste i janë shtuar një mori ushqimesh të tjera. Ushqimet që duhen shmangur janë: fara luledielli, kuba akulli, ujërat e aromatizuar dhe me gaz, frutat e thata, patatet e skuqura dhe alkooli.
Shtohet ndjeshëm numri i pacientëve të huaj të cilët i drejtohen Spitalit Amerikan për përmirësimin e pamjes së tyre. Dr. Rezarta Kapaj shprehet se: “Pjesa më e madhe e pacientëve vijnë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Greqia dhe Italia, për të marrë shërbime në Spitalin Amerikan, për shkak të çmimeve që janë më të ulta dhe standardeve të shërbimit të cilat janë tepër të larta”, shprehet mjekja.
Ditën e sotme në një konferencë për shtyp, Rama ka bërë me dije se do të largojë nga detyra drejtorët e spitalit, pas performancës së tyre. Kjo eshte lista me 11 drejtorë spitalesh rajonale që do të japin dorëheqjen pas takimit me Kryeministrin Rama. Rama tha se puna e tyre ka qenë e dobët.
Sot, si dita e fundit e muajit korrik, temperaturat priten ti kalojnë 40 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta do të jenë Tirana, Elbasani, Durrësi, Gjirokastra dhe Berati. Fundjava pritet të shënojë temperaturat më të larta në të gjithë stinën e verës dhe i nxehti afrikan do jetë prezent edhe në muajin gusht. Mjekët bëjnë apel që të shmanget ekspozimi në diell në pikun e vapës.
Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e UNDP-së dhe bizneseve lokale, përfundoi këndin e lojërave në Kombinat për të gjithë fëmijët e zonës, por falë infrastrukturës së vecantë me të cilën është ndërtuar, do të jetë një vend argëtimi edhe për fëmijët me aftësi ndryshe. Këndi i ri u përurua nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Shqipëri, Brian Williams.
Deputetët italianë pritet të miratojnë një program për vaksinimin e detyrueshëm masiv të fëmijëve nën moshën 17-vjeçare. Ligji i ri përfshin vaksinimin e detyrueshëm të të miturve për parandalimin e 10 sëmundjeve, duke përfshirë fruthin, rubeolën, kollën, meningjitin, shytat dhe linë e dhenve. Qeveria reagoi ndaj vdekjes së tre personave si pasojë e shpërthimit të fruthit në fillim të vitit.
Disa shkenctarë amerikanë kanë studiuar cila nga pijet ka më tepër ndikim negativ tek njeriu, birra apo kafeja. Ata arritën në përfundimin se birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negative pasi konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.
Trego më shumë