Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Njerëzit me grup gjaku A, B ose AB kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët besojnë se këta njerëz kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale. Ata dalluan se 15 në 1000 persona me grup gjaku A, B apo AB, që pësonin goditje në zemër, nga 14 në 1000 persona që janë me grup gjaku 0
Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit i publikuar një ditë më parë, konstaton se pavarësisht faktit se treguesit e ndotjes së ajrit dhe të zhurmave për gjithë Shqipërinë mbeten ende mbi kufijtë e normales së Bashkimit Europian, ndotja në kryeqytet është drejt uljes. Përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit vitin e fundit konstatohen nga të dhënat në stacionin e vendosur pranë Ministrisë së Mjedisit.
Presidenti Donald Trump ushtroi presion mbi senatorët, duke u bërë thirrje të votojnë ndryshimin e ligjit të shëndetësisë. Ka pasur mjaft diskutime, tashmë është koha të veprojmë. Çdo senator që voton kundër, i thotë popullit amerikan se është në rregull me makthin “Obamacare", u shpreh Trump. Rrëzimi i Obamacare është një prej premtimet e fushatës elektorale të Trump.
Senati i SHBA miratoi mocionin për të hapur debatin për të përmirësuar sistemin aktual të kujdesit shëndetësor që u bë ligj nën ish-Presidentin Barak Obama. Përpjekjet paraprake për të zëvendësuar Obamacare janë hedhur poshtë javët e fundit për shkak të ndarjeve brenda Partisë Republikane. “Urime për të gjithë Republikanët, ne tani mund të japim kujdesin shëndetësor për të gjithë amerikanët”, shkroi Trump
Në ditët e sotme është pothuajse e pamundur të shmangesh përdorimin e interentetit. Sipas një studimi, aparatet për shpërndarjen e ‘Wireless’ janë të dëmshme për shëndetin. Shpërndarjen e valëve sjellin në shëndetin tonë dhe në rritjen e bimëve. Këto janë disa nga pasojat e WiFi: Probleme me përqendrimin, dhimbje e veshëve, dhimbje të shpeshta të kokës, probleme me gjumin
9 vjeçari nga Afrika Jugore që ishte i infektuar nga virusi HIV, nuk do të ketë më nevojë për mjekim. Menjëherë pasi është diaznofikuar me HIV, sëmundja e të cilit është zbuluar kur ai ka pasur vetëm 1 muaj, ka marr një dozë shumë të fortë të terapisë dhe që 8 vite nuk ka më asnjë shenjë të këtij virusi.
Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar me kancer të trurit dhe po shikohet mundesia e trajtimit. Mundësitë mund të përfshijnë kimioterapinë dhe rrezatimin, thanë mjekët e tij, shkruan BBC. Mjekët kanë thënë se McCain, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit dhe se shërimi i tij, është duke shkuar në mënyrë “ jashtëzakonisht të mirë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo ka publikuar raportin e epidemisë globale të cigares të vitit 2017. Shqipëria ka një prevalencë në total të përdorimit të duhanit tek të rriturit prej 23%, një nivel mesatar ose më i ulët se i shteteve të tjera të Europës apo rajonit. Shqipëria renditet ndër vendet që ka pasur arritjet më të larta në 2016-n për zbatimin e legjislacionit kundër duhanit.
Kohët e fundit, raportimet tregojnë një rritje të numrit të vetëvrasjeve, duke e bërë këtë fenomen tejet shqetësues për mbarë shoqërinë. Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se një nga arsyet që i shtyn njerëzit drejt vetëvrasjes është vetëizolimi dhe vetmia të cilat më pas shoqërohen nga faktorë të tjerë socialë. Tushi thotë se vetëvrasja nuk është një dobësi, por egoizëm i fortë sipas tij.
Temperaturat e larta sigurisht kanë ndikuar edhe në gjendjen tonë emocionale, fizike dhe mënyrën se si ushqehemi. Për këtë arsye ju sjellim disa ushqime që duhet të shmangni në këto ditë të nxehta vere, të cilat janë: Të skuqurat, pijet me gaz e sheqer, mishi i kuq, karbonara dhe salca të gatshme, ushqime delikate dhe që mund të prishen shpejt. Pas ndryshimit të temperaturave sigurisht që mund t’i konsumoni
Trego më shumë