Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Jonathan Day, profesor në Universitetin e Floridës, tregon se ka një arsye pse mushkonjat janë më të tërhequra kundrejt disa njerëzve. Mushkonja femër, ato që pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin të gjithë njerëzit e emitojnë nga poret. “Mushkonjat femra kanë receptorë për dioksidin e karbonit, të cilët u tregojnë nga po vjen dioksidi i karbonit dhe sa afër është.
Trupi ka nevojë të ushqehet mirë, por sidomos me kalimin e moshës, lëkurës i ulet prodhimi i kolagjent, duke çuar në zhvillimin e rrudhave dhe plakjes. Ka disa ushqime që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (një proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet ldhëse), siç janë veza, hudhra, portokalli, avokado, frutat e pyllit, karota, spinaqi, kale, lakra, brokoli, apo edhe farat e linit.
Vera ka mbërritur dhe të gjithë duan të marrin ngjyre. Në këtë periudhë duhet të hidratoheni sa më shumë dhe te përdorni produktet e duhura. Te privilegjuara ushqimet që përmbajnë beta karotën, vitamine C ose E. Produktet që duhen konsumuar më tepër janë: karotat, kungulli, portokalli, vaj luledielli, manaferra, gjalpi.
Pioppi në Salento, rezulton me banorët më të shëndetshëm në botë, thotë kardiologu Malhotra, i cili studioi fshatin, derisa zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së banorëve, që jetojnë deri në 100 vjet. Ata konsumojne pak sheqer dhe rrallë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës. Faktorë të tjerën mungesa e stresit, 7 orë gjumë dhe një gotë verë. Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.
Fiku, i njohur edhe si fruti i parajsës, parandalon rrudhat dhe mbron shëndetin. Fiku pêrmban magnez, që mron sistemin nervor. Ai përmban edhe kalium, kalcium, hekur, bakër, si edhe fibrave të shumta, nxitin qarkullimin e gjakut. Bima e fikut trajton edhe fytin, problemet me frymëmarrjen, zemrën, etj. Nga fiku mund të bëjmë edhe pije si komposto, reçel, e produkte të tjera.
Temperaturat e larta shtojnë helmimet nga ushqimet dhe dehidratimi. 90 paciente shkojnë çdo dite në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët infeksionistë tregojnë se pacientët vijnë me helmimenga ushqimet dhe ato nga dehidratimi per shkak te qëndrimit te gjate ne diell.
Sfida e kovës me akull nuk ishte thjesht një sensacion veror. Kjo fushatë financoi një studim të vërtetë që identifikonte shkaqet gjenetike të ALS (Skleroza Amiotrofe Laterale). Ky zbulim do t'i ejojë ekspertët të shqyrtojnë problemet e trajtimit, kurimit apo edhe parandalimit të ALS-së në të ardhmen.
Shefi i Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit ku ndërroi jetë 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi pas një operacioni, tha se shkakun e vërtetë të vdekjes do ta përcaktojë ekspertiza mjeko-ligjore. Pas operacionit ajo ishte shumë mirë dhe ka komunikuar me familjen. Kujdesi ka qenë maksimal nga i gjithë personeli. Mjekja që u kujdes është nga mjeket më të mira që kemi, tha ai.
Ne jemi çfarë hamë, është mese e vërtetë, e kjo gjë reflektohet në fytyrën tonë! Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore. Disa nga vitaminat më të rëndesishme për lekurën janë: Vitamina C, A, E, B2, Omega-3.
Nëse vëreni që ndjeheni të tensionuar në të gjithë trupin tuaj, keni vështirësi për të fjetur, ose mendja juaj është gjithnjë në lëvizje të shpejtë, këto mjete të natyrshme do t’ju lehtësojnë. Pini çaj kamomili, beni disa ushtrime frymemarrjeje te thelle, ushtrohuni, beni nje banje te gjate (ose me mire nje banje te nxehte), provoni aromaterapine
Trego më shumë