Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sipas Drejtorit të Shëndetit Publik Tiranë, Dritan Ulqinaku, për qëllime përfitimi, pronarët abuzojnë me numrin e personave që mund të futen në një pishinë. Kjo bën që 48 pishinat në Tiranë të kthehen në burim infeksioni për pushuesit kur mbipopullohen. Sipas ligjit, administratoret e pishinave duhet te afishojnë në ambientet e tyre numrin e personave që mund t’i frekuentojnë, por ky informacion mungon.
Banka e Gjakut në Elbasan nuk plotëson nevojat e spitalit rajonal për shkak se kërkesat janë të larta por dhurimet janë të pakta. Fakti pranohet nga doktor Meti Merxhani që saktëson se situata ka bërë që të ketë vështirësi në dhënien e gjakut për personat në dializë, talasemikët apo edhe të aksidentuarit, jeta e të cilëve rrezikohet nga mungesa e gjakut.
Vija bregdetare e Lezhës po monitorohet nga specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar cilësinë në tregtimin e produkteve dhe shërbimeve por edhe për të shmangur abuzimet. Që prej nisjes së sezonit turistik inspektoret e AKU-së kanë intensifikuar kontrollet, ndërsa bëhet e ditur se gjatë muajit qershor janë vendosur 7 gjoba për subjektet që nuk plotësonin kushtet e tregtimit të produkteve.
Shkencëtarët po japin alarmin se lyerja me krem kundra rrezeve të diellit jo vetëm që është e dëmshme, por mund të shkaktojë edhe kancer. Shkenca ka provuar se çfarë ne vëmë mbi lëkurë depërton me thellësi në trupin tonë dhe në venat e gjakut. Kimikatet e dëmshme në kremrat e lëkurës më shumë e dëmtojnë lëkurën e ekspozuar në diell se sa e mbrojnë.
Veç përdorimit si një përbërës shtesë në shumë pjata e receta, vaji i ullirit ka dhe shumë përodrime të tjera jashtë kuzhinës. Ai mund të jetë një vaj zbutës për lëkurën pas depilimit, si forcues thonjsh, për hidratimin e majave të flokëve, për zbutjen e buzëve, apo edhe për heqjen e grimit.
Statistikat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se 40% e shqiptarëve, kryesisht mosha mbi 50 vjeç, vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Hipertensioni nuk duhet të neglizhohet, pasi është një ndër shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare, konsideruar nga mjekët si grup sëmundjesh me mortalitetin më të lartë në vend. Mjekja kardiologe Manjola Liko thotë se në një ditë, paraqiten 20-30 pacientë me probleme me tensionin.
Është rritur numri i të prekurve nga infeksionet respiratore, si pasojë e temperaturave të larta. Për të shmangur këto probleme, mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes me përdorimin e kondicionerëve, pasi luhatja e temperaturave ndikon negativisht në shëndetin tonë. Një rrezik i madh janë edhe helmimet ushqimore që prekin të gjitha grupmoshat, prandaj duhet patur kujdes me mënyrën e ruajtjes së ushqimeve.
Të bësh solar do të thotë të marrësh rreze sa për 10 vjet, deklaron dermatologia Violeta Dajci. Marrja e tyre në pak sekonda dëmtojnë lëkurën, cka con në formimin e melanomave ose të atij kanceri i cili është i rrezikshëm dhe jep metastaza në shumë organe. Ajo këshillon që solari të shmanget në mënyrë kategorike.
Nuk ka asgjë më bezdisëse sesa zukatja e mushkonjave në netët e verës, ja si të bëni një ilaç magjik jo toksik. Mbushni ¾ e kavanozit me ujë, vendosni 2 degë rozmarinë dhe disa feta limoni. Me ndihmën e një pikatoreje hidhni nga 10 pika vajra esencial në ujin e kavanozit, vendosni qirinjtë që qëndrojnë mbi ujë dhe vendoseni kavanozin në një cep të shtëpisë. E sigurte qe mushkonjat nuk do t’ju bezdisin më.
Finlandë ka rreth 75 vjet që përdoret pothuajse pa dallim tek të gjitha bebet kutia ku ndodhen sendet e fëmijës, që më pas ato hiqen prej atje duke lënë vetëm dyshekun e vogël, që mund të përdoret si djep. Kjo kuti ka treguar se ndihmon në uljen e vdekshmërisë foshnjore, sepse ka katër anë, të cilat e kufizojnë hapësirën rreth fëmijës.
Trego më shumë