Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryedemokrati Basha u paraqit në Prokurori. Ai pohoi se ajo ka kërkuar dëshminë e tij për nxjerrjen e sekretit shtetëror përsa i përket futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”. "Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta”, ka cituar ai ndërsa ka shtuar se në këtë çështje janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Ish-Kryeministri kroat, Ivo Sanader është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për marrjen e ryshfetit gjatë luftës së viteve 1991-95, nga banka e atëhershme “Hypo Alpe Adria” e Austrisë. Sanader nuk ishte marrë në paraburgim dhe u largua nga Gjykata pa dhënë një deklaratë. Avokatja e tij, Jadranka Slokoviç ka deklaruar se do të apelonte çështjen.
Shtyhet sërish seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Sot në orën 10:00 ishte parashikuar që mbrojtja të paraqiste konkluzionet, por avokatët kanë kërkuar sërish kohë për t’u përgatitur, pasi nuk e kishin gati dosjen. Avokatët kërkuan edhe një javë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Gjykata pranoi kërkesën duke e shtyrë për në datë 30 tetor.
Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, sot ka dhënë dorëheqjen nga posti Arben Isaraj, i cili mbante postin e Drejtorit të Trasnportit Rrugor. Në letrën drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllait për shkak të pozicionit të tij.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku si dhe Kryeministrin Rama. Përmes një statusi në “Facebook", Vasili pohoi se i njëjti prokuror mbylli çështjen e Ramës për autopërgjimin si dhe atë për ‘shpërdorim detyre’ sipas tij ndaj Arta Markut. Ai e cilësoi këtë fakt një “komedi e zezë”.
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimve të Rënda paralajmëron se së shpejti do të ketë goditje të tjera të veprimtarisë së korrupsionit në instituticionet shtetërore. Donika Prela, ka pohuar se nga hetimet ka rezultuar se ka të dhëna për veprimtari të kundraligjshme si korrupsion në disa instituticione shtetërore si në Bashki, Prefektura, Prokurori, Gjykata dhe në organe të tjera të pushtetit vendor.
Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ervis Martinajn. Ky i fundit ishte prezent në vrasjen e 4 tetorit në zonën e Ish-Bllokut. Trupa gjykuese duke shqyrtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nuk ka pranuar kërkesën për liri të bërë nga Martinaj. Pas vendimit, ka folur për mediat edhe avokati, i cili deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë Martinajn në vrasjen e Bllokut.
Gjykata e Kukësit pritet të japë sot masën e sigurisë për 5 nga 6 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në fshatin Brenog të Hasit para tre ditësh. Masa e sigurisë pritet të jepet për Xhevit e Anila Shutin, Mustafë Shutin, Flamur Bisho Çelën e Vehbi Barushin. Në pranga janë vënë 6 persona, një prej të cilëve dhe një biznesmen turk.
Gjykata e Apelit në Tiranë sot do të shqyrtojë kërkesën për liri të Ervis Martinajt. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij. Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi në mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.
Policia dhe Prokuroria kanë dalë në një deklaratë ku kanë dhënë detaje për operacionet e fundit. Sipas Prokurorisë operacionet janë zhvilluar për një periudhë prej dy vitesh. Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për ti lënë në masën "arrest me burg". Janë provuar 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike. U bë e mundur gjetja e laboratorit të drogërave në Kukës dhe arrestimi i disa shtetasve.
Trego më shumë