Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministrja Etilda Gjonaj deklaroi, gjatë një konference për shtyp, se në mbledhjen e fundit, KLD i ka dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni dhe se ka votuar për veten e tij në mbledhje. Ndërkohë në një reagim, gjyqtari Gjin Gjoni shprehet se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore, dhe se kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë.
Gjykata ka vendosur të lërë në burg reperin e njohur Arkimed Lushaj. Stresi ka dalë sot para Gjykatës ku u bë rivlerësimi i masës së sigurisë. Ai akuzohet për veprat penale: “Trafik droge” dhe “Krime kundër personit”. Stresi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një hotel në periferi të Tiranës.
Sali Lushaj, ish-truproja e ish-Kryeministri Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e të birit, reperit të njohur Arkimed Lushaj. Ai e quan arrestimin e djalit të tij një hakmarrje pas padisë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Lushaj thekson se ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij dhe i kërkon Stresit të mos dorëzohet.
Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose Stresi do të dalë sot para Gjykatës ku do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë, Stresi akuzohet për “Trafik droge” dhe “Krime kundër personit”. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një dhomë hoteli në periferi të Tiranës.
Policia e Elbasanit gjatë aksioneve të befasishme në lokale dhe akse rrugore, ndërsa në pranga ka rënë një 37-vjeçar. Shtetasi Elton Kila, u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e këtij shteti, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar ndaj tij, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.
Katër prej shtatë anëtarëve të KQZ-së i përfundon mandati. Vakancat, që krijohen në institucion janë dorëzuar pranë Kuvendit, ndërsa në nisje të senacës plenare, Kryeparlamentari Ruçi, njofoi se KQZ ka njoftuar vendet vakante. Gjatë njoftimit, ai apeloi grupet parlamentare të sjellin propozimet e tyre lidhur me vendet vakante në fjalë.
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia do të dalë në Gjykatën e Apelit në datë 21 tetor. Sipas burimeve, mësohet se Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e akimimit Haxhisë, ndërsa Apeli do të vendosë nëse çështja do të rigjykohet. Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.
Pezullohet për një vit gjyqi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut. Bledar Jambelli gjykohet në mungesë, ndërsa pezullimi i gjyqit është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit. Për vrasjen e Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari.
Në orën 10:00, Artur Bushi do të mbërrijë në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për rastin “Xhisiela”. Kryetari i Bashkisë së Krujës, do të paraqitet në organin e akuzës paso është kallëzuar nga Emiliano Nuhu për kërcënim.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të depozituar padinë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji si dhe ndaj Florenc Hoxhës, Ish-Kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës. Sipas burimeve, mësohet se ai ka dorëzuar prova të reja për padinë e depozituar një ditë më parë.
Trego më shumë