Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar masën e dënimit për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. Për të, Apeli ka ulur dënimin me 4 muaj, duke e dënuar përfundimisht nga 3 vjet në 2 vjet e 8 muaj. Për Eridian Laskaj gjykata vendosi 2.6 vite burg, për Nexhmi Ballën një vit, ndërsa për Ylber Kalanë 2 vite e 6 muaj.