Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës e kanë të ndaluar të marrin pjesë në fushatë. Me një udhëzimi, Ministri Demiraj, u kujton depolitizimin. Shpërdorimi i autoritetit policor, në mbështetjen të një partie politike është vepër penale. Në udhëzim citohet Neni 116 i Rregullores së Policisë, që flet për rrjetet sociale, në bazë të të cilit efektivëve u ndalohet të shprehin qëndrime politike.