Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Seanca gjyqësore për Ahmet Ajetin, organizatorin e një atentati ndaj Lulzim Berishës, ka dështuar sërish. Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Berishës. Ai është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar 8 nga 34 të arrestuarit, në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se gjykata caktoi sot masën “Arrest shtëpie” për 8 nga të arrestuarit e grupit të “Avdulajve”. Të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Gjykata është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar në operacionin “Vol-Vo 4”. Ajo do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Avokati i këtij të fundit kërkoi që çështja ndaj klientit të tij të gjykohet e veçuar, por trupa gjykuese ia ka mohuar këtë kërkesë.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit u shkarkua 3 muaj më parë. Ajo mbante postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ndërsa kohë më parë u shkarkua nga KPK-ja pasi konstatoi mospërputhje në deklarimin e saj lidhur me burimin e të ardhurave.
Gjykata e Krujës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja u arrestua me vendim po të kësaj Gjykate rreth 3 javë më parë. Ndërkohë, në seancën paraprake, avokati i Rrajës kërkoi gjykim të shkurtuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, gjatë kësaj të mërkure, Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Pas kontrolleve të imtësishme të tri komponenteve të vetting-ut, Sheshi ka rezultuar në rregull me të gjitha ato, duke fituar kështu konfirmimin në detyrë.
Ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për "Avdylajt" dhe pjesën tjetër e të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë. Ai akuzohet per falsikimin dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.
Deputeti Taulant Balla u paraqit sërish sot në Prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar prova të tjera në lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Një ditë më parë Balla u shpreh se do të dorëzojë në Prokurori të tjera prova në lidhje me kallëzimin penal për Bashën, mbi 3.4 mln euro që u kapën në makinën tip "Toyota Yaris."
Lul Berisha është paraqitur para Shërbimit të Provës në Durrës. Prej dhjetorit 2016, Lulzim Berisha po kryen pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht si dhe duhet të paraqitet para Shërbimit të Provës. Ndonëse u tha se Lul Berisha mund të ishte larguar bashkë me familjen në një vend të BE-së, sot është paraqitur në Shërbimin e Provës duke zbatuar vendimin e Gjykatës.
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë për masën "arrest me burg" për Fredi Alizotin dhe "detyrim paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi, për çështjen e audio përgjimit të njohur si "Babalja", ku pretendohet se përfshihet në trafik droge vëllai i Ministrit Fatmir Xhafaj. Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Veliun, tha se ky është një proces i montuar politikisht.
Trego më shumë