Ish-Kryeministri Berisha ka sulmuar Ministren Nikolla, ndërsa ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital. Përmes një statusi në FB, Berisha pohon se "supertrafikanti Bardhok Planaj i ngroh xhepat Nikollës". Ndërkohë, qytetari dixhital shkruan se vajza e tij, me mesatare 9.5 iu hoq e drejta për të vazhduar Juridikun, ndërsa shtoi se vendin e saj e zuri djali i Bardhok Planajt.