Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me 27 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ishin 21 anëtarë. Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me debate mes anëtarëve. Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur si farsë.
Akademiku Artan Fuga ka përsëritur sërish apelin për të ndalur zgjedhjet që mbahen sot në Akademinë e Shkencave. Fuga falenderon Kryeministrin Rama për pozicionin e drejtë të mbajtur sot në mëngjes. "Ndal zgjedhjeve farsë, ky është hapi i parë që duhet bërë sot, jo nesër! Miq gazetarë, drejtues të medias të gjithë raportoni nëse farsa e zgjedhjeve do të ndodhi! Prania juaj e ndalon atë!" shkruan Fuga.
Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit sa i takon reformimit të Akademisë së Shkencave. Vasili shprehet se: "Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë". Ai theksoi se nga i gjithë ky debat parimor, Rama ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën Akademisë.
Kryeministri Rama ka reaguar sot lidhur me debatin e ditëve të fundit për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe zgjedhjeve që do të mbahen në këtë institucion. Në një postim në Facebook, Rama ka mbështetur idenë e akademikut Artan Fuga, për reformim e Akademisë. Rama ka paralajmëruar se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti nëse nuk reformohet dhe shton se duhet t’i jepet fund farsës.
Prindërit e këtij qyteti janë ankuar se në pikat e shitjes së librave ka mungesa të tekseteve shkollore. Ato shprehin si shqetësim gjithashtu edhe çmimet e tyre të cilat janë të papërbalueshme pasi të ardhurat familjare janë të pakta.
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë ka propozuar që pas raundit të parë të pranimeve, proçesi i regjistrimeve duhet t’u lihet në dorë vetë universiteteve, në mënyrë që të shmanget situata e një viti më parë, ku rezultuan shumë kuota të paplotësuara. Sipas tij, numri i ulët i regjistrimeve ka të bëjë me pasigurinë e studentëve pasi afati prej 48 orësh është i shkurtër për të marrë një vendim të tillë.
Drejtoria Arsimore njofton se ka marrë të gjitha masat për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Sipas kreut të DAR Fier, Shkëlqim Allkaj, mësohet se janë gati 95 godinat shkollore, ndërsa ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1900 nxënës. Edhe në Dibër, Prefekti Ardit Kaja mblodhi drejtoritë arsimore të shkollave të qarkut për të raportuar masat e marra për vitin e ri shkollor.
Sot është afati i fundit i fazës së parë për regjistrimin e maturantëve fitues në universitete. Raportohet që në fakultete nuk ka pasur radhë dhe as probleme me sistemin e regjistrimit. Disa prej maturantëve kanë kryer regjistrimin final, ndërsa të tjerët janë në pritje për të parë emrin në degën e preferuar.
Pas akuzave të Bashës për radhët e gjata për blerjen e teksteve shkollore dhe çmimet e tyre, ka reaguar në "FB" Lindita Nikolla, e cila në kabinetin e ri qeveritar është riemëruar Ministre e Arsimit. Nikolla shkruan se sapo të marrë përsëri detyrën, pas disa ditësh, do të kërkojë takim me Lulzim Bashën për të dëgjuar propozimet e tij dhe të PD-së për sistemin arsimor.
Lideri i Partisë “ZGJIDHJA”, u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të ofrojnë falas tekstet shkollore për arsimin parauniversitar që do të nisë më 11 shtator. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka këshilluar dhe PD-në që të mos lëshojë “lotë krokodili” për nxënësit shqiptarë, pasi gjatë kohës që ishte në pushtet vetëm sa i strenjtoi tekstet, duke i kthyer në një biznes fitimprurës.
Trego më shumë