Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtorët e shkollave në kryeqytet. Ai deklaroi se bashkia ka punuar në 191 shkollat brenda në Tiranë dhe në fshatra, ndërsa 3 janë hapur të reja. Ai tha se së shpejti në Tiranë do ndërtohen edhe 16 shkolla të reja. Veliaj theksoi se është e nevojshme që të marrë fund praktika e regjistrimit të nxënësve në shkolla për hatër apo për miqësi.
Regjistrimet nisin në datën 29 gusht dhe përfundojnë në 11 shtator. Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shohin me vëmendje 7 fazat e lëvizjes së vijës së kuqe, që tregon degën që kanë fituar. Ata që nuk e shohin emrin në listën e të përzgjedhurve dhe nuk e gjejnë emrin as në listën e jofituesve duhet të ankimojnë deri në datën 30 gusht pranë fakultetit përkatës.
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzuesin teknik të regjistrimeve në universitete, ku çdo fazë do të ndiqet në portalin e kalisfikimit u-albania. Në portal çdo kandidat do të shikojë se si do të ndryshojë çdo 48 orë lista e fituesve. Në momentin që një maturant shpallet fitues, duhet të paraqitet brenda 48 orëve pranë sekretarisë përkatëse të fakultetit për të kryer regjistrimin.
Lulzim Basha në ‘FB’ ka ngritur shqetësimin e tij për faktin se librat për arsimin e detyrueshëm në vend, nuk jepen falas. Basha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk e ofron këtë shërbim falas, ndërsa thekson se edhe radha për të blerë libra ndodh për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes.
Shitja e librave shkollorë po shoqërohet me rradhë të gjata pritje. Fluksi po shënohet që në ditët e para të tregtimit të librave, pasi një pjesë e prindërve mendojnë se deri në fund nuk do të arrijnë të plotësojnë të plotë paketën e botimeve shkollore. Ata që kanë arritur t'i blejnë librat thonë se nuk ka mungesa të teksteve, ndërsa çmimet janë thuajse të njëjta me ato të një viti më parë.
Disa institucione arsimore në zonat rurale duket se nuk janë ende gati të mirëpresin nxënësit. Një ndër ta është edhe shkolla 9-vjeçare “Ilmi Koxhaj” në fshatin Nishovë, gjendja e së cilës është problematike. Në ambientet e saj këtë vit pritet të zhvillojnë mësim rreth 20 nxënës të ardhur nga tre fshatra, Nishovë, Brabullas dhe Vërnovë. Situata më problematike paraqitet gjatë dimrit ku mungon dhe sistemi ngrohës.
Pragu i vitit të ri akademik ka konfirmuar rritjen e interestit të të rinjëve për të studiuar në degë profesionale. Aktualisht në shkollen e mesme “Kolin Gjoka” janë regjistruar një numër i konsiderueshëm që ka arritur deri në 80 nxënës. Shifra në fjalë bëhet e ditur nga Drejtori i shkollës Bardh Dedgjonaj i cili lajmëron edhe hapjen degës "Drejtime Sociale".
Ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore në pikat e liçencuara nga Ministria e Arsimit. Autoritet arsimore garantojnë nxënësit se nuk do të ketë mungesë të botimeve si dhe i'u bëjnë apel të mos e lënë në ditët e fundit blerjen e tyre në mënyrë që të shmangin rradhët e gjata.
Publikohet lista përfundimtare me emrat e aplikantëve fitues dhe jo fitues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2017-2018. Ato janë të ndarë për çdo degë në ciklin e parë Bachelor, me kohë të plotë. Numri i kuotave të ofruara është 1280.
Dekani Dhori Kule bëri të ditur se Fakulteti i Ekonomikut është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ndërsa lajmëroi se pavarësisht kësaj ka ende 400 kuota bosh. Ai theksoi se pasi të shpallen kandidatët fitues, do të nisë faza e regjistrimit. Pavarësisht se afati i vënë në dispozicion është 48 orë, Kule theksoi se asnjë maturant nuk do ngelet pa u regjistruar në degën që ai ka zgjedhur si preferencë të parë.
Trego më shumë