Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një deklerate të bërë gjatë inaugurimit të 3 fushave sportive në shkollën e Shëngjergjit, i’u ka bërë thirrje prindërve kryeqytetas që të zgjedhin shkollat pranë vendbanimeve duke premtuar cilësi të njëjtë mësimore. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget trafiku dhe mësimi me dy turne.
Ka përfunduar ndërtimi i terreneve sportive për 220 nxënësit e fshatrave të Shëngjergjit, që frekuentojnë Shkollën e Bashkuar në Verri. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se investimet në zonat rurale si ky në Verri, nuk kanë asnjë dallim nga investimet në shkollat e tjera në qendër të Tiranës. Ai theksoi se terrenet sportive do përdoren edhe gjatë pasditeve për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Institucionet e arsimit të lartë për këtë vit të ri akademik ofrojnë më shumë kuota në raport me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar. Të dhënat i bëri publike Zv/Ministri i Arsimit, Gert Janaqi, në një dekleratë për shtyp. Ai theksoi se kuota të lira në total janë 32.268, nga të cilat 22.897 në universitetet publike dhe 9371 në universitetet private. Kuotat për çdo degë janë të pasqyruara në foto.
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se për këtë vit akademik numri i aplikantëve në raundin e parë është 25.822 maturantë. Kuota të lira në total për studentët që do të studiojnë brenda vendit janë 32.268, nga të cilat në universitetet publike në total janë 22.897 kuota dhe në universitetet jo publike 9.371 kuota.
Numri i nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjecar gjatë vitit të kaluar shënoi rënien vjetore më të madhe që nga viti 1991, duke dhënë sinjale alarmi se forca e re e punës në Shqipëri do të vihet në vështirësi në dekadën në vijim. Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar numri i nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjecar në vitin 2015-2016 ra me 5.4 % në raport me vitin 2014-2015, rënia më e fortë në 26 vitet e fundit.
Shkolla e Kuqe në Tiranë, përfundoi rikonstruksionin e plotë të saj dhe hap dyert në 11 shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri akademik 2017-2018. Veliaj, tha se me rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja, brenda mandatit të parë të tij, do i jepet fund mësimit me dy turne në Tiranë. Kryebashkiaku parlajmëroi sanksione për drejtuesit që pranojnë të regjistrojnë fëmijë jashtë kapacitetit.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, proçesi i shpërndarjes së libvrave nis pas pesë ditësh dhe parashikohet të përfundojë më 10 shtator. Edhe këtë vit janë parashikuar një sërë kategorish që do t’i përfitojnë ato falas. Veç kategorive në nevojë, këtë vit janë shtuar edhe familjet që kanë mbi 3 fëmijë, që ndjekin arsimin parauniversitar. Qeveria ka ndarë një fonf prej 310 milionë lekë, për këtë qëllim.
Shkolla “Betim Muço” është një nga 4 institucionet e reja të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës, e cila në shtator do mirëpresë rreth 1200 nxënës të zonën së Kombinatit. Ky investim do të ofrojë kushte bashkëkohore, do ulë numrin e nxënësve në klasa dhe do të zgjidhë përfundimisht mësimin me 2 turne. Veliaj ripërsërit premtimin e tij se këtë vit shkollor do të shpërndajë 3 mijë bursa për nxënësit ekselentë.
Erion Veliaj ka deklaruar se aplikantët që kanë dalë me rezultatet më të mira në portalin "Mësues për Shqipërinë" do tu kërkohet të bëhen pjesë e stafit në shkollat e reja të Tiranës. Veliaj theksoi se për nxënësit e Tiranës do të ketë 3 mijë bursa, duke u dhënë një ndihmë edhe më të madhe nxënësve me rezultate më të larta.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kodër Kamëz, këtë vit të ri shkollor nuk do të zhvillojnë më mësim me dy turne. Në sajë të punës për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, bashkia ka rikosntruktuar këtë shkollë duke shtuar 17 klasa të reja. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se investimi parashikon rritjen e numrit të nxënësvë për vitet e ardhshme.
Trego më shumë