Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Maturantët mbetës në provimet e sesionit të parë të Maturës, do të kenë një shans të dytë për të vijuar studimet e larta këtë vit. Nga data 26 gusht deri më 6 shtator do të zhvillohet sesioni i dytë i provimeve të Maturës, ku do të mund të marrin pjesë edhe ata mbetës në një ose dy lëndë. Në datën 28 gusht, universitetet do të shpallin listën e kandidatëve fitues në raundin e parë të pranimeve.
Partia “Zgjidhja” u propozon faktorëve politik në Maqedoni që të kërkojnë nga organet kompetente që Universitetit Shtetëror të Tetovës t’i vendoset emri i publicistit dhe politikanit, Arbën Xhaferi. Në deklaratën për media, u shpreh se Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut shumë të madh, dhe se askush nuk ka bërë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për arsimin e lartë shqiptar aq sa ai.
Dita e parë e shkollës për nxënësit e sistemit parauniversitar këtë vit do të jetë data 11 shtator. Ministria e Arsimit ka përcaktuar se shpërndarja e teksteve shkollore do bëhet në 25 gusht deri në 10 shtator. Librat do të shiten edhe në ambjentet e shkollës, por prindërit duhet të përzgjedhin vetëm tekstet që përmban katalogu i publikuar nëpër shkolla.
Ministrja Karabina ka reaguar për herë të parë pas akuzave në lidhje me urdhrin e saj për ndryshimin e bordeve të universiteteve publike. "Kam ndërmarrë të gjitha masat për kryerjen e veprimeve ligjore duke mundësuar ndryshimet në Bordet e Administrimit për të garantuar përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, si dhe mbarëvajtjen financiare e administrative të tyre", deklaron ajo.
Një prej institucioneve simbol të arsimit në kryeqytet, shkolla “Kosova”, po rindërtohet. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për hapjen e themeleve të godinës, e cila do të jetë katër herë më e madhe se sa ish-ndërtesa e mëparshme që u dogj për t’u shndërruar në pallat. Në nisjen e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shkolla do të jetë gati pas një viti.
Pas urdhrit të Mirela Karabinës, për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranës, 6 dekanët, nëpërmjet një letre, shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim. Dekanët thonë se urdhri i ministres është jo-transparent dhe u dha në një kohë që personeli i UT-së është me pushime. Sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të UT-së, i cili duhet t'i kërkonte shpjegime ministres.
Mirela Karabina ka zëvendësuar 4 anëtarë të Bordit të Mjekësisë të zgjedhur nga ministrja Lindita Nikolla. Bord Buba, një prej anëtarëve, ka thënë se mbledhja e sotme ishte e jashtëligjshme. “Ne jemi me pushime dhe Karabina zëvendëson 4 anëtarë, ky është shkarkim, jo zëvendësim. Nuk është e ligjshme kështu." është shprehur ai.
Bashkia ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës, e cila do të mirëpresë të vegjlit e qytetit këtë shtator me ambiente të reja bashkëkohore ndërsa projekti parashikon ndërrimin e sistemit higjeno-sanitar, si dhe instalimin e sistemit të ngrohjes. Investimin në fjalë, ajo ka arritur që ta sigurojë përmes bashkëpunimit me bizneset kosovare si dhe falë ndihmës së dhënë nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
Pas padisë së shtatë zyrtarëve ndaj ministres teknike, Mirela Karabina ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një deklaratë për mediat, thuhet se veprime të tilla si ky i sotmi tregojnë domosdoshmërinë urgjente për një reformim rrënjësor të administratës publike.
Nga data 25 gusht deri me 10 shtator të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të drejtohen pranë pikave të liçencimit të Ministrisë së Arsimit për tu pajisur me tekstet shkollore. Pëmes urdhrit përkatës, të gjithë mësuesit, drejtoritë arsimore dhe komisionet e administrimit urdhërohen për të bërë përzgjedhjen e teksteve dhe shitjen e tyre. Viti i Ri shkollor 2017-2018 do të nis në 11 shtator.
Trego më shumë