Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit kanë kallëzuar në prokurori ministren Mirela Karabina. Mësohet se kallëzimi penal është bërë për shpërdorim detyre, me pretendimin se ka intimiduar stafin e MAS. Vladimir Gjoni, drejtor i Sporteve në MAS pohoi se ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të këtij institucioni. Mes të tjerash ai tha se Karabina ka ushtruar stres në të gjithë institucionin.
MAS bën me dije se të gjithë maturantët, të cilët nuk arritën dot të plotësojnë në kohë Formularin e Aplikimit për në universitete do të kenë një shans të dytë, duke filluar nga data 15 shtator. Qendra e Shërbimeve Arsimore do të rihapë portalin Online të Maturës Shtetërore, për një raund të dytë regjistrimesh, që do të mbyllet në datën 22 shtator.
Punimet tek Shkolla e Baletit, të cilat janë drejt fundit, u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur me ritmet dhe cilësinë. “Jam i kënaqur që kolegët e bashkisë punuan fort gjatë gjithë verës. Kjo është ndoshta një nga të vetmet shkolla në Shqipëri e cila është e gjitha e kondicionuar, me foni të brendshme, me parket Harlequin dhe 6 salla kërcimi”, tha Veliaj.
Më 25 gusht fillon shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore. Kjo shpërndarje do të realizohet pranë njësive tregtare që ndodhen pranë mjediseve të institucioneve arsimore, por edhe në ambientet e shkollave. MAS po ndërton një skeme të re të shpërndarjes së teksteve shkollore, për të lehtësuar edhe më shumë marrjen e teksteve nga prindërit dhe fëmijët e tyre.
World University Ranking (WUR) bëri një renditje të universiteve më të mira në botë. Ndër to, bënin pjesë edhe 35 universitete shqiptare, me në krye Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu, në listën e institucioneve arsimore shqiptare ishte edhe Universiteti “Fan Noli” në Korçë. Por, ndonëse ka hapur dyert për studentët që në vitin 1992, Universiteti i Korçës renditet shumë poshtë.
Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku mësojnë rreth 1300 nxënës. Krahas përmirësimit të infrastrukturës për mësimdhënie, Bashkia do të vijojë mbështetjen me bursa për nxënësit ekselentë. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për këtë vit janë buxhetuar 3 mijë bursa për më të mirët.
Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, nëpërmjet një studimi, ka renditur Universitetin Bujqësor të Tiranës si më të mirin në Shqipëri për vitin 2017. Në një intervistë, Zv/Rektori i këtij universiteti Remzi Keco, u shpreh se ky rankim është bazuar kryesisht në performancën akademike të mësimdhënies si dhe në atë kërkimit shkencor.
Shkolla e re e rindërtuar “Hoxha Tahsin” do të hap dyert për 1 mijë nxënësit e saj në shtator. Ajo është e para ndër 20 shkollat e reja që Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në kryeqytet, falë planit të saj ambicioz për shmangien e mësimit me dy turne. ”Ndërtimi i kësaj shkolle është një punë konkrete, e cila ka filluar në më pak se një vit. Do ta mbarojmë në kohë rekord”, tha Veliaj.
Duke filluar nga data 1 shtator, të gjithë prindërit mund të regjistrojnë fëmijët e tyre pranë kopshteve të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se gjatë këtij procesi do të merren parasysh dhe nevojat ekonomike të familjeve, ndërsa siguroi për rritje të mëtejshme të standardeve.
Pasi qeveria e Maqedonisë i dha “OK” ligjit që e bën gjuhën shqipe zyrtare, ka reaguar VMRO DPMNE e Gruevskit, e cila vlerëson se propozimi është në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë kjo parti nuk do ta mbështesë. “Shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni, ky nen bie ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mbështesim ligje që bie ndesh me Kushtetutën" deklaroi Antonio Milloshovski
Trego më shumë