Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina do të jetë sot në Kosovë për një takim me homologun e saj. “Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të presë në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën do të bisedojnë për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve. Takimi do të mbahet në kabinetin e ministrit në orë 11:00”, thuhet në njoftim.
Në Tiranë, gjimnazet më të njohur si “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Ismail Qemali” përballen me fluks kërkesash për rregjistrime mbi kapacitetet aktuale të tyre. Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi, thotë se do të pranohen nxënësit që vijnë nga 3 shkolla: “Fan Noli”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Servete Maçi”, si dhe ata që kanë vendbanimin afër këtij institucioni.
Ambasadorja e organizatës ndërkombëtare “Global Partnership for Education”, Rihanna është duke bërë fushatë aktive në mbarë botën, për të mbështetur arsimimin e barabartë të fëmijëve. Në kuadër të kësaj fushate, Rihanna ka vizituar edhe Francën, ku është takuar me presidentin Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte ku diskutuan për mënyrat e përkrahjes së arsimit të fëmijë në mbarë botën.
Duke nisur nga data 19 korrik, nisin aplikimet online, per të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet në universitetet publike dhe private. Për vitin akademik 2017-2018, do të ofrohen 450 programe të ndryshme studimi. Qendra e Shërbimeve Arsimore sqaron se përzgjedhja e 10 programeve preferenciale do të bëhet online në portalin e Maturës Shtetërore në faqen e AKP-së.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha sot se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare. Jam i bindur që populli dëshiron zgjidhje të problemit, tha kryeminsitri Zaev.
Shkollat 9 vjeçare e të mesme nuk kanë nisur me shpërndarjen e dëftesave për shkak të mosrealizimit të tenderit për printimin e dëftesave nga Ministria e Arsimit, që duhej te ishte realizuar në muajin prill.
Në Lezhë një numër i madh maturantësh kanë rezultuar ngelës në provimin e matematikës, kryesisht në Balldre, në shkollën Karl Gega. Drejtoria Arsimore Rajonale në Lezhë do të kryejë një analizë të thellë të rezultateve të provimeve të maturës dhe do të merren masa ndëshkimore edhe për ecurinë e zhvillimit të punës së mësuesve me përformancë të dobët.
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar ditën e sotme notat e provimit të matematikës, për Maturën 2017, që mund të gjenden pranë faqes së saj zyrtare.
Universiteti i Mjekësisë ka ndryshuar kriteret e pranimit, për t’u dhënë më shumë mundësi maturantëve që të shpallen fitues, por edhe sepse janë shtuar nevojat e spitaleve për mjekë. Rektori Arben Gjata u shpreh se krahas mesatares mbi 8, prioritet do kenë maturantët që do japin si provim me zgjedhje lëndët: Biologji, Fizikë dhe Kimi e thelluar. Vitin e ri akademik do pranohen mbi 1200 studentë të rinj.
Edhe pse Ministria e Arsimit garantoi masa të rrepta sigurie dhe ndalimin e smartphonë-ve gjatë provimit, sërish, si në provimin e anglishtes, ka dalë teza gjatë kohës kur maturantët po zhvillonin provimin. Nxënësit kanë publikuar në internet versionin A të tezës dhe në fund të faqes mund të lexohet edhe data e provimit, pra 15 qershor 2017.
Trego më shumë