Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Universiteti i Tiranës ka rritur me 5% numrin e studentëve që do pranojë vitin e ardhshëm, ndërsa është ulur numri i pranimeve te FSHN, si IT, e cila ka rreth 100 kuota më pak nga vjet. Edhe Fakulteti i Shkencave Sociale ka ulur kuotat me 10%. Ndërsa degët e Histori-Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Fakulteti i Ekonomisë kanë rritur pranimet me 10-20%, ndërsa Drejtësia ka vendosur të pranojë 750 studentë.
Ish-ministrja e Arsimit dhe e Sportit, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së LSI Kejdi Mehmetajt, e cila fliste për dështime në arsim. Ajo i rendit disa pyetje Kejdit teksa ndër të tjera shkruan: “Ti je një vajzë e re, dhe nuk ka dëm më të madh që i bëhet kauzës së të rinjve në politikë, sesa kur dikush, që i janë dhënë të gjitha mundësitë për të kontribuar, zgjedh politikën e baltës”.
Ministrja teknike e arsimit, Mirela Karabina denoncon publikisht Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca, se po ushtron presion në administratën e këtij dikasteri. Sipas saj Ndreca po pengon zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave. Denoncimi u përcjella nga ana e ministres pranë organeve të prokurorisë . Sipas saj,Ndreca nuk eshte bashkëpunues dhe vijon te ushtroje presion ne administrate.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar sot pezullimin nga puna të Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, Albana Hodaj, pasi kjo e fundit ka kundërshtuar zbatimin e veprimtarive dhe përgjegjësive institucionale të titullarit të Institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Dëftesat e nxënësve të arsimit parauniversitar që kanë përfunduar vitin akademik 2016-2017, nuk janë shpërndarë akoma, edhe pse afati përfundoi që në muajin qershor. Shkak për këtë situatë të krijuar është bërë pezullimi i procesit të tenderimit për realizimin e tyre. Këshilltari i ministres së Arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se kjo situatë është krijuar për shkak se procedura për tenderimin ka filluar shumë vonë.
Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj në një deklaratë tha se në provimin e anglishtes kanë marrë pjesë 37 mijë maturantë. Ajo garantoi se nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni ndërsa deklaroi se 12 maturantë u kapën me celular gjatë provimit, 4 prej tyre në kryeqytet. Provimi u monitorua nga përfaqësues të ministrisë ndërsa godina ku janë aktualisht testet ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit.
Testi TOEIC L&R për studentët e Universitetit Politeknik do të zhvillohet në datën 24 qershor. Të interesuarit duhet të bëjnë aplikimin online në adresën http://registration.sta-edu.com, në godinën Liria, në Qytetin Studenti. Testit, do të jetë me alternativa, zgjt 2 orë. Për pranimin në programet e studimit të ciklit të dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1.
Një rast i rrezikshëm i lojës“Balena Blu” është zbuluar në Gjirokastrër, ku ka rënë pre një vajzë 12-vjeçare nga Gjirokastra. Ajo kishte arritur deri në nivelin e 33 të kësaj loje virtuale që luhet në celularë. Kjo lojë e rrezikshme është përhapur edhe në Shqipëri. Loja ka disa nivele, të cilat në një pikë të caktuar udhëzojnë fëmijët që të dëmtojnë veten me mjete prerëse dhe përfundimi mund të jetë tragjik.
Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka vendosur që të pezullojë nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën. Një ditë më parë ajo e denoncoi në prokurori, ndërsa sot është vendosur pezullimi i tij. Sipas ministres, vendimi i pezullimit është bërë për të mos ndikuar në Maturën Shtetërore.
Donald Trump, Presidenti i SHBA, i dha medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar. Djali me origjinë shqiptare, Dario Toska, që sapo ka përfunduar klasën e pestë, dhe fitues i programit “President’s Education Awards”. Dario ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe i “Spelling Bee”, program i cili ka si qëllim që fëmijët të zgjerojnë fjalorin e tyre.
Trego më shumë