Në ditën e parë të vitit shkollor Ministri Ahmetaj ishte në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës, një investim në vlerën 213 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në të cilën studiojnë mbi 1800 nxënës në disa drejtime si IT, shërbim social, hoteleri turizëm, bujqësi etj. Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj tha se shifrat e arsimit profesional kanë ardhur në rritje në vitet e fundit.