Të hënën në kryeqytet, në 274 institucione arsimore nis viti i ri shkollor. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen, para, gjatë dhe pas procesit mësimor. “Në këtë mënyrë njeh dhe kontrollon më mirë zonën, problematikat, personat me precedentë, në rastin konkret edhe vendndodhjen e objekteve arsimore”, tha Dhimitraq Ziu, Zv/Drejtor në Policinë e Tiranës.