Më shumë se 12 milionë nxënës filluan sot vitin e ri shkollor 2018-2019 në Francë, që karakterizohet nga ndalimi i përdorimit të telefonit celular në shkollat fillore dhe 8-vjeçare, sipas një ligji të miratuar në fund të muajit korrik. Ndërsa shkollat e mesme kanë mundësinë, por nuk janë të detyruara të ndalojnë, përdorimin e celularëve dhe të pajisjeve të tjera kompjuterike gjatë orëve të mësimit.