Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pak pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve në tryezë sa i takon propozimi të opozitës për Vetting-un në politikë. Aitha se takimi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës, ishte i frytshëm, ndersa shtoi se “Venecia”, ngelet tabani i demokracisë.