Në një konferencë për shtypin, deputeti Gent Strazimiri ka denoncuar atë që e ka quajtur si skandal, që konfirmon drejtues të Policisë së Shtetit kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Sipas Strazimirit, procesi i vetting-ut në polici duhej të kishte nisur gjatë shtatorit, por në fakt është ndërprerë, pas verifikimit se 534 drejtues të lartë policorë kanë qenë funksionarë të diktaturës.