Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakruar nga detyra gjykatësen e Korçës, Entela Prifti. Detyra e Priftit ishte në rrezik për shkak të pasurisë. KPK zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren Prifit nën trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja. Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë.
Komisionerja e Bashkimit Euvropian për Drejtësinë, Vera Jourova ka komentuar propozimin e hedhur nga PD për Vetting-un e politikanëve. Ajo thekson se procesi më i besueshëm dhe i ndershëm i Vetting-ut të politikanëve janë zgjedhjet e lira. “Dua të shoh më shumë kulturë politike dhe të ketë presion më të madh ndaj politikanëve të cilët kanë bërë diçka të gabuar”, ka cituar ajo.
Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti rezulton se ka problem me pasurinë. Komisionerja Etleda Çiftja tha se për pasuritë u analizua raporti i ILDKPI-së ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë. Meqenëse rezultatet kishin indicie për fshehje, KPK-ja kreu hetim të thelluar ku edhe konstatoi se gjyqtarja ka apartament 55 metra katrorë në Korçë, me vlerë 1.6 milionë lekë në vitin 2012.
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shkarkuar sot gjyqtarin e Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja. Ai ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.
KPK shkarkon gjyqtari i Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Jangulli, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk ka mundur të kalojë vetting-un. Jangulli u përball të mërkurën me një bilanc negativ të hetimit administrativ për të tria kriteret e rivlerësimit, ndërkohë që KPK ngriti dyshime për mosjustifikim të pasurisë dhe mungesë të etikës.
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës së opozita ofroi "pazar" për ligjet e vetting-ut. PD thotë se opozita nuk kërkon kurrë "pazar" me Ramën dhe se ligjet e miratuara sot kanë qenë tek amendamentet e opozitës që i refuzoi PS-ja. Më tej, PD i quan shpifje deklaratat e Ballës ndaj opozitës dhe akuzon Ramën se e vonoi qëllimisht zbatimin e reformës në drejtësi.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla akuzoi Partinë Demokratike se po bëhet pengesë për Vetting-un në drejtësi. Ai tha se opozita nuk e donte reformën dhe Vetting-un por se pa vettingun në drejtësi s’mund të ketë vetting në politikë. Ai tha se PD kërkoi Pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e Vetting-ut por se maxhoranca nuk pranoi.
Kryedemokrati Basha i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Rama, i cili si për t’i vënë kapak akuzave të artikuluara nga çështja e Xhisielës, ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën anti-shpifje. “Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetting-u i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha
Vetting-u në poltikë është nisur drejt Komisionit të Venecias, me qëllimim marrjen e një opinion se si ky proces mund të aplikohet në vendin tonë. Opozita ishte kundër kësaj iniciative të socialistëve me argumentin se Venecia është shprehur për një nisëm të ngjashme siç është vetting-u në gjyqësor ndaj theksojnë ata, kjo do e vononte procesin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën për Ahmet Jangullin, gjykatës në Gjykatën Administrative në Shkodër. Jangulli gjithashtu është anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ILKDPI, Jangulli ka kryer deklarime të rreme, duke fshehur pasurinë që posedon.
Trego më shumë