Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu po mban një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë. Ky është takimi i parë i diplomatit amerikan pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në këtë takim Lu dhe Rama pritet të diskutojnë për vijimin e reformave veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shoqata dhe Unioni i Gjyqtareve kanë dorëzuar parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë për ligjin e Vettingut. Gjykata do gjykojë padinë e Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtareve mbi bazë dokumentash dhe duke shqyrtuar parashtrimet e palëve. Sot ishte afati i fundit për të dorëzuar parashtrimet, ndërsa ende nuk është caktuar data e seancës.
Trego më shumë