KPK ka zhvilluar sot seanca për gjyqtaren Mirela Fana, e cila nuk është paraqitur në sallë. Gjithsesi, komisioneri publik, kërkon gjykimin në mungesë për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë. KPK, pas dorëheqjes së saj nga ky post në janar të 2018-ës, ndërpreu procesin e vettingut. Por ky vendim u ankimua nga komisioneri publik, që e ka konsideruar jo të drejtë, pasi Fana ka statusin magjistrate.