Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministria e Kulturës ka përfshirë restaurimin, konservimin dhe sistemimin e murit Ilir që funksiononte si rrethimi i dytë i Lisusit antik në shek. IV para erës sonë, në paketen e parashikuar për ndërhyrje në qarkun e Lezhës. Pas restaurimit të murit, Bashkia e Lezhës do të nisë punën për t'i dhënë vëmendjen e merituar kësaj pjese të historisë dhe për ta kthyer këtë mur antik në një atraksion për turistët.
Opera “Peshkatarët e Perlave” e kompozitorit Georges Bizet, me regjisore dhe protagoniste soparanon me famë botërore Inva Mula, do të shfaqet në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve. Në këtë premierë, që do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare dhe të huaj. Opera do shfaqet edhe në datat 24 dhe 25 shtator.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitën e vendbanimit Arkeologjik të Komanit. Përmes këtij vendimi promovohet “Kultura e Komanit” dhe peisazhi natyror i zonës përreth, nëpërmjet realizimit të shtigjeve të ecjes me këmbë nëpër Qytezën e Dalmaces, në Koman, shenjimit të tyre dhe regjistrimit me GPS.
Në mesin e shumë dekleratave të bëra, njëra nga ato që ka mbetur gjatë në memorien e lexuesve dhe admiruesve të Kadaresë por edhe kritikëve apo armiqve të tij është ajo, që vetë shkrimtari ka shprehur se nuk ka qenë një shkrimtar disident. Përkundrazi, ai, as nuk ka pretenduar të jetë i tillë ndonjëherë.
Statasitikat tregojnë se rreth 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë ndërsa 70% e tyre kërkojnë të lënë Shqipërinë për kushte më të mira jetese. Të rinjtë e organizatës humanitare “World Vision”, në festivalin për drejtësinë sociale, kanë ndarë me bashkëmoshatarët shembuj suksesi. Ata u kanë bërë thirrje të rinjve që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri pavarësisht vështirësive me të cilat përballen.
Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik gjatë periudhës 31 korrik – 27 gusht janë vizituar nga 6.585 vizitorë vendas dhe të huaj kryesisht gjatë fundjavave. Qyteti 2400 vjeçar i Beratit është dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike të rajonit të Evropës Juglindore. Ai u shpall zyrtarisht qytet muze në vitin 1961dhe sot trashëgon 210 objekte muzeale.
Kisha dhe manastiri i Shën Marenës, ndodhen në veri të fshatit Llëngë, Pogradec. Ato konsiderohen ndër destinacionet kryesore të karakterit fetar, kulturor dhe turistik të Pogradecit. Objekti i kultit është ndërtuar në vitin 1754 për shenjtoren çudibërëse Marenë, e cila sipas legjendës mendohet se vinte nga Pisidia e largët e Azisë, e zbukuruar me afresket e pikturuara nga mjeshtri Kostandin Shpataraku.
Ambasada Gjermane në Tiranë deklaroi sot nëpërmjet një postimi në "FB" se pas një muaji hapen dyert e “Tetori Gjerman 2017”. “Edhe këtë herë me filma dhe letërsi, teatër, muzikë, diskutime dhe workshope”, shkruan Ambasada.
Ministria e Kulturës ka shpallur listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2017. Fondi synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe dhe t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe. Nga 8 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u zgjodhën 5.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho do të performojë në skenën e “Teatro Colón”, një prej shtëpive më të mëdha operistike që ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës. Jaho do të interpretojë rolin e Violetta Valery, personazhit kryesor të operës “La Traviata”. Jaho do të ngjitet në skenën e shtëpisë operistike që është radhitur prej më të mirave në gjithë botën nga “National Geographic”, më 12, 15, 17 dhe 19 shtator.
Trego më shumë