Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ish-Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, ka postuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë krijimin e parë të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare. Ai shkruan se sprova e parë e adoleshentit Kuteli ishte një vjershë naive e asaj moshe, dedikuar Skënderbeut. Ky krijim i Kutelit është botuar në një kalendar “të humbur” të Pogradecit në vitin 1919.
Kryebashkiaku Veliaj ka vendosur si objektiv rikonstruktimin e të gjitha bibliotekave të kryeqytetit. Në Njësinë 7 ka nisur projekti për rigjallërimin e bibliotekës dhe Veliaj e cilëson këtë investim si garanci për të ardhmen e të rinjve. Paralelisht me rikonstruktimin e godinave të bibliotekave, po bëhet dhe pasurimi i tyre me tituj të rinj librash.
Për të dytin vit radhazi Bashkia e Belshit, po organizon Festivalin Folklorik “Liqenet e Dumresë”. Qëllimi kryesor i tij është të promovojë dhe të popullarizojë publikun me vlerat muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh në hapësirën mbarë shqiptare. Krahas këtij qëllimi qëndron edhe promovimi i bukurive të jashtëzakonshme natyrore si dhe resuset për turizëm të zonës së Dumresë .
Bashkia e Kukësit dhe Instituti i Arkeologjisë kanë nisur projektin e rehabilitimit të Kalasë dhe Qytezës Antike të Pecës, e cila shtrihet në 12 mijë metra katrorë sipërfaqe. Projekti për rikonstruktimin e Kalasë dhe Qytezës do të përfshijë rindërtimin e mureve rrethuese, murit të kishës, kullës së vrojtimit dhe rrugës që të çon tek ky ansambël i trashëgimisë kulturore e historike.
Sipas "The Sun", është zbuluar një arkiv me regjistrime audio-video të Prince, në një dhomë sekrete të yllit të muzikës në Paisley Park. Zbulimin e ka bërë motra e këngëtarit, i cili vdiq në 21 prill. "Prince ka dashur t'i publikojë këto këngë, prandaj sapo të mundem do të realizoj dëshirën e tij", thotë motra e Prince. Gjithçka do të jetë pjesë e një muzeu, i cili do të hapet shumë shpejt në nder të tij.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, shprehet se sot mbërriti avioni i dytë privat për këtë sezon me udhetarë amerikanë që vijnë posacerisht për të parë trashëgiminë kulturore shqiptare. Sipas Tares, vizitorët janë udhëtarë të kalibrit të lartë nga fusha të ndryshme të elitës amerikane të cilët flasin mjaft mirë për Tiranën dhe Shqiperinë turistike.
Në 26 gusht, në Theth do të organizohet “Za Festival”, me qellimi vënien në pah të trashëgimisë kulturore dhe të bukurive natyrore të Alpeve shqiptare. Kantautori Vlashent Sata, njëherësh ideatori dhe drejtori artistik i festivalit, shprehet se qëllimi është ndërgjegjësimi i vizitorëve për mbrojtjen e mjedisit. Pjesë e tij do të jenë edhe artistët: Elina Duni, Shpat Deda dhe Arben Bajraktaraj.
"Elvis walks home" është filmi më i ri i regjizorit Fatmir Koçi. Shndërrimi i identitetit të njeriut dhe konfiktet e tij të brendshme për të mos pranuar vetveten do të jenë fokusi i filmit. Filmi është një nga konkurrentët për çmimin “Grand Prix des Americas” për 2017 dhe do të marrë pjesë në garën botërore të Festivalit Botëror të Filmit në Montreal të Kanadasë që zhvillohet javën e fundit të gushtit.
Në Muzeun Historik Kombëtar ndodhen rreth 575 objekte të kulturës materiale, duke filluar nga epoka e kohës së gurit të vjetër, për të kaluar me kohën e bronzit, kohën e hekurit e kështu me radhë. Të gjitha kryeveprat që ndodhen në muze tërheqin vëmendjen e shumë turistëve të huaj që duan të mësojnë më shumë rreth historisë shqiptare.
10.000 njerëz janë mbledhur në provincën Aceh të Indonezisë për të thyer rekordin për realizimin e një valleje popullore në unison. Burra të veshur me kostume tradicionale të zeza dhe të verdha kërcyen vallen "Saman", e njohur si "vallëzimi i mijëra duarve”. Ky eveniment synon të tërheqë sa më shumë turistë. Teksti i muzikës fliste për mbrojtjen e Parkut Kombëtar, aty ku jetojnë tigra dhe elefantë.
Trego më shumë