Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ka nisur xhirimi i një filmi rus që dramatizon aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Filmi tregon një lidhje romantike midis një gruaje të re nga Kievi dhe një burri nga Sevastopoli. Drejtori i filmit, Aleksei Pimanov, tha se filmi i është dedikuar oficerëve ukrainas dhe rusë të cilët nuk qëlluan kundër njëri-tjetrit dhe shmangën gjakderdhjen gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia.
“Qyteti i Shpirtrave” është filmi më i ri dokumentar, i cili tregon punën e grupit “Raka po masakrohet në heshtje” rreth mizorive të kryera nga ISIS-i në kryeqytetin e tij të vetëshpallur Raka në Siri. Ky film bën fjalë për një grup qytetarësh gazetarë nga Raka, qyteti sirian i pushtuar nga ISISI-i. Ata rrezikojnë jetën për të pasqyruar në mediat sociale mizoritë e militantëve kundër civilëve.
Ansambli “Shqiponja” ka marrë ftesë nga Shoqata Europiane e Festivaleve Folklorike, por pavarësisht dëshirës për të përfaqësuar traditat shqiptare në një festival botëror, mungesa e një sponsorizuesi e pengon atë të jetë pjesë e Ansambleve nga e gjithë bota. Ansambli Shqiponja arriti kulmin në Festivalin që u mbajt ne Bullgari në 2016-ën, duke u shpallur fitues i 3 medaljeve të arta, Kupës së Artë dhe 13 diplomave.
Birra “Korça” zhvilloi dje natën e saj finale në qytetin e Korçës në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish. Festa e “Birra Korça” ka mbledhur mijëra vetë nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj, duke e konfirmuar kështu si eventin më të rëndësishëm veror sa u përket pjesëmarrësve në të. Si në netët e tjera, edhe në natën e 5-të në skenë performuan disa këngëtarë të njohur.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në Prizren u shpallën mbrëmë fituesit e edicionit të 16-të gjatë ceremonisë përmbyllëse në kinemanë e qytetit, “Lumbardhi”. Ndarja e çmimeve vuri në fokus 102 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës.
Nata e tretë e festës së Birrës, ka populluar qytetin e Korçës me turistë nga të gjitha vendet e Europës. Një prej veçorive është pikërisht birra e parë shqiptare, Birra Korça, por edhe gatimet tradicionale të zonës dhe këngëtarët e shumtë që do performojnë.
Franko Dine djali nga Vlora nga ilegaliteti me artin e rrugës sot është bërë pjesë e Dekorit të Bashkisë. Ai u jep formë fasadave dhe kabinave në kryeqytet duke i pikturuar. Çdo grafit i Frankos mbart mesazhe të forta drejtuar shoqërisë dhe politikës shqiptare.
Ruajtja dhe promovimi i identitetit kulturor arbëror midis komunitetit arbëresh në Itali, ishte kryefjala e Festivalit të Puglia-s, në Itali. Të pranishmit shijuan shfaqjen mbi një nga ritualët më të vjetra arbëreshe rreth martesës dhe të drejtuar nga Alfredo Traversa “Vej kurore”, me muzikë të “Katundi në zembra” dhe me kostume nga shoqata “Rrënjët te tona-Grupe Arbreshë Shën Marcani”.
French Montana me hitin “Unforgettable” ka arritur vendin e parë në Billboard Hot 100 të Hip-Hopit. Por, më 25 gusht reperi do të publikojë projektin më të ri të tij në bashkëpunim me Era Istrefin. Kënga pritet të jetë ritmike, e dedikuar për tregun amerikan.
Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike “Madame Butterfly”. Mediat spanjolle e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos, e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.
Trego më shumë